Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në Gjakovë e Skënderaj dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit, priten gërmime të reja

20/08/2023 - 08:34
në Kryesore, Lajme
A A
Në Gjakovë e Skënderaj dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit, priten gërmime të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë gjatë këtij viti ky Komision ka bërë gërmime në shtatë lokacione të ndryshme në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka njoftuar se në disa lokacione që është gërmuar më herët do të rifillojnë përsëri gërmimet, si dhe do të ketë gërmime edhe në dy lokacione të tjera në komunën e Gjakovës si dhe në komunën e Skenderajt.

Ai tha se Komisioni Qeveritar i Kosovës në koordinim të plotë edhe me institucionet e tjera të përfshira po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë.

“Në fakt brenda territorit të Republikës së Kosovës janë diku të paktën shtatë lokacione në të cilat kemi qenë të fokusuar ose jemi të angazhuar në kuptim të gërmimeve vlerësues gjatë këtij viti. Kjo edhe një herë konfirmon që Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës në koordinim të plotë edhe me partneret ose institucionet që janë pjesë e këtij procesi, realisht po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë. Nga këto lokacione jo të gjitha kanë rezultuar me gjetje ose pozitive, në kuptim të gjetjeve të mbetjeve mortore ose të konfirmimit te dhënave që ne i kemi adresuar, por kjo nuk do të thotë as një rrethanë që ne nuk vazhdojmë më të njëjtën dinamik me të njëjtin angazhim”, tha ai.

Gara theksoi se në lokacionet që është gërmuar më herët, në regjionin e Kamenicës lokacionin në lagjen Mat dhe një lokacion në regjionin e Podujevës, gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen përsëri gërmime.

“Nga shtat lokacione që i potencova, nga regjioni i Pejës, duhet me theksuar se para këtij lokacioni kemi qenë të angazhuar në regjionin e Kamenicës, pastaj kemi pasur tri lokacione në regjionin e Prishtinës, pra në varrezat e qytetit edhe në Arbëri dhe në varrezat e lagjes Mat. Por edhe në dy raste në periferi të Prishtinës në hapësirës e Gërmisë. Po ashtu kemi pasur edhe gërmimet që duhet me theksuar si fakt në lokacionin në Vidomeriq të komunës së Mitrovicës, përkatësisht në pjesën veriore të Kosovës dhe një lokacion në fshatin Kishnicë. Në shumicën e këtyre rasteve, përfshirë edhe lokacionin në regjionin e Kamenicës dhe lokacionin në lagjen Mat po edhe një lokacion që e kemi pasur në regjionin e Podujevës, në këto lokacion besoj shpejt do të rikthemi, me që në koordinim të plotë edhe me angazhimin e hetuesve ose komplet epikes nga departamenti i policisë për hetime e krimeve të luftës gjithsesi me angazhimin e kolegëve dhe zyrtarëve të Komisionit Qeveritarë, besoj jemi në trajtim ose shqyrtim të hollësishme të informatave plotësues mbi bazën e të cilave shpresojmë që të arrijmë të saktësojmë lokacionet e nevojshme ose të markojmë, shënjojmë lokacionet të cilat do të jenë me interes për t’u adresuar në kuptimin e gërmimit, që nënkupton që do të rikthemi në këto lokacione”.

Gara tha se është planifikuar që të fillojnë gërmimet edhe në dy lokacione të reja, në Gjakovë në fshatin Bishtazhin si dhe në një lokacion në komunën e Skenderajt.

Ai sa i përket lokacionit në komunën e Gjakovës tha se aty janë të varrosur viktimat të disa maskuarve në komunën e Gjakovës, sipas tij, në fund të luftës në atë lokacion forcat serbe i kishte zhvarrosur përsëri trupat e viktimave duke i dërguar në drejtim të pa njohur, ku më pas një pjesë e atyre viktimave ishin zbuluar në një varreze masive në territorin e Serbisë.

Sipas tij, pas luftës ekspertet ndërkombëtar nga mbetjet kockore që kishin gjetur në lokacionin e Bishtazhinit, kanë arritur që t’i identifikojnë 16 viktima, e sipas tij, nga kjo është me rëndisë fakti që të bëhen përsëri gërmime në atë lokacion.

“Ne besojmë që tani në fund të verës siç ka qenë e planifikuar edhe më parë do të jemi të angazhuar në një lokacion në regjionin e Gjakovës, përkatësisht në fshatin Bishtazhin, e po ashtu në një lokacion besoj në komunë të Skenderajt. Në rastin e Bishtazhinit jemi duke folur për një lokacion që është përdorur si hapësirë, si varrezë masive jashtëligjshme nga forcat serbe për të groposur, varrosur viktimat të disa masakrave në komunën e Gjakovës. Në fund të luftës, forcat serbe janë rikthyer në këtë lokacion dhe kanë zhvarrosur eshtrat e viktimave që kanë qenë të groposura në këtë lokacion nga ana e tyre për ti dërguar në drejtim të pa njohur deri në rastin kur janë inicuar varrezat e para masive në territorin e Serbisë. Në një nga varrezat e para masive në territorin e Serbisë në zonën e Bajnabashtës, ku është konfirmuar që eshtrat e viktimave nga ky lokacion janë dërguar në përpjekjet e forcave serbe për ti fshehur gjurmët e krimit janë dërguar në këtë hapësirë. Në pamundësi për ti hequr të gjitha kufomat për shkak se zhvarrimi dhe tërheqja kanë ndodhur me mjete të rënda motorike, disa prej pjesëve kockore kanë mbetur në sipërfaqe, në këtë hapësirë dhe pastaj si rast është trajtuar nga ana e eksperteve ndërkombëtar në vitet e para të pas luftës edhe nga ana e UNMIK-ut. Është arritur nga pjesët kockore që kanë mbetur në sipërfaqe është arrit të identifikohen deri në 16 viktima, pastaj pjesë kockore të këtyre viktimave pastaj janë ndërlidh me rastin e viktimave që janë zhvarros në liqenin në zonën e Bajnabashës dhe sigurisht kjo është edhe me rëndësi si fakt qe ne të kthehemi në këtë lokacion”, tha ai për EO.

Gara tha se në lokacionin e Skenderajt ku pritet që të gërmohet, pas masakrës së 30 marsit të viti 1999 të fshatit Polac, viktimat e kësaj masakre janë groposur në një lokacion të caktuar në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit.

Sipas tij, pas luftës ekipet ndërkombëtare të angazhuara në këtë zonë kanë rritur të zhvarrosin diku mbetje mortore të 27 viktimave, por jo të gjitha viktimat që kanë qenë të groposura nga forcat serbe.

“Lokacioni tjetër që po ashtu është me interes dhe besoj që do të trajtohet në ditë në vijim është lokacionin në komunën e Skenderajt, pas masakrës me diku 30 mars 99-ës në fshatin Polac viktimat e kësaj masakre janë groposur, nga forcat serbe në një lokacion të caktuar në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit. Ditët e para të pas luftës ekipet ndërkombëtare të angazhuara në këtë zonë kanë rritur të zhvarrosin diku mbetje mortore të 27 viktimave pra jo të gjitha viktimave që kanë qenë të groposura nga forcat serbe sipas të dhënave që ne posedojmë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë