Më 15 gusht u aksidentuan me Jet Ski në plazhin e Llamanit 4 adoleshentë.
Nga djemtë njëri u dërgua me helikopter drejt Traumës pasi u raportua se është në gjendje të rëndë.
Pas një dite, më 16 gusht, 16-vjeçari me inicialet K.Xh i cili u përplas me Jet Ski pësoi vdekje klinike.
Më pas i riu ka filluar të lëvizë, por truri nuk i ka funksionuar prej ditësh si pasojë e goditjeve të rënda në kokë.
Kanë kaluar 5 ditë dhe sot, mësohet se adoleshenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana shokët e të ndjerit që u aksidentuan me Jet Ski po kurohen në spital.













