Sipas Krasniqit çështja e rezervave shtetërore si sekret shtetëror duhet të trajohet me më prioritet, raporton Veriu.info.
“Edhe po të mos kishte keqpërdorime, lënia e sekretit shtetëror në duart e një personi privat, i ngarkon me përgjegjësi penale zyrtarët kompetentë”- ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.Postimi i plotë:
Rezervat shtetërore janë sekret shtetëror. Për këtë jemi dakord të gjithë. E pra, qysh bëhet që sekreti shtetëror është lënë në duar të një personi privat?! Edhe po të mos kishte keqpërdorime, lënia e sekretit shtetëror në duart e një personi privat, i ngarkon me përgjegjësi penale zyrtarët kompetentë.











