
Zgjidhjes së dilemave rreth librave shkollore sot i është shtuar edhe një opsion tjetër, përfshirjes së prindëve duke u kaluar paratë në llogaritë e tyre, raporton gazeta online Veriu.info.
Ashtu u deklarua nga ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, e cila filloi të zgjoj reagime të ndryshme.
Teutë rrusta, anëtare e Partisë Sociale Demokratike e quajti ide fillestare të dështuar.
Sipas saj, kjo qasje bëri një zhvendosje. Duke u ndërmjetësuar përmes sistemeve shtesë burokratike, test të cilin nuk e kalojnë domosdo të gjithë prindërit, nga buxheti i shtetit do të paguhet më shumë për librat që kushtojnë më shtrenjtë kur blehen individualisht.
Rrusta përmes postimit në Facebook, qevrisjen aktuale e ka quajtur si udhëheqje aspak socialdemokrate.
Postimi i plotë:
Ideja fillestare që po dështon, pse ministria siguron materiale mësimore buron nga parimi që secili duhet të ketë qasje të barabart në tekstet shkollore. Por tani, përmes një vendimi aspak ekonomik, kjo qasje bëri një zhvendosje. Duke u ndërmjetësuar përmes sistemeve shtesë burokratike, test të cilin nuk e kalojnë domosdo të gjithë prindërit, nga buxheti i shtetit do të paguhet më shumë për librat që kushtojnë më shtrenjtë kur blehen individualisht.
Qeverisje aspak socialdemokrate.