KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë do t’i zhvillojnë një aktivitetet ajrore në një fushë afër Polacit në Mitrovicën Jugore.
Sipas njoftimit, për shkak të sigurisë rruga ngjitur në zonën e stërvitjes do të ndërprehet gjatë gjithë aktivitetit stërvitor.
Njoftimi zyrtar:
Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore”.
Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitë ajrore”.“Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes, parashikohet të ndalet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor.











