Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi sot ka vizituar kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Kryetari Idrizi, u shpreh se ndihet i nderuar nga kjo vizitë, e cila ka për qëllim bashkëpunimin e komunës së Vushtrrisë me Bashkitë e Republikës së Shqipërisë, në fushën e turizmit dhe agroturizmit, shkruan Veriu.info.
Tutje Idrzi ka thënë se Manxhozin e ka ftuar edhe në një të ardhe të afërt për të parë mundësinë e zhvillimit të agroturizmit në pjesë të bukur të maleve të Shalës së Bajgorës./Veriu.info.
Postimi i plotë nga Ferit Idrizi:
Pata nderin që sot ta pres në vizitë Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi më uroi për mandatin dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim mes Komunës sonë dhe disa Bashkive në Shqipëri, duke i kushtuar vëmendje turizmit në qytetin e Vushtrrisë, si dhe agroturizmit në malet e Shalës dhe të Çyçavicës.
Ambasadorin e ftova që në një të ardhme të afërt bashkë t’i vizitojmë malet e Vesekofcit, Kurillovës, Boshlanit, Skromës dhe Gumnishtës, për të parë mundësinë e zhvillimit të agroturizmit në këtë pjesë të bukur të maleve të Shalës së Bajgorës.
Faleminderit për vizitën, Ambasador Minxhozi!












