Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është “Albas” arsyeja pse nuk ka libra, kompania që e kishte paguar ministren Nagavci

21/08/2023 - 21:46
në Kryesore, Lajme
A A
A është “Albas” arsyeja pse nuk ka libra, kompania që e kishte paguar ministren Nagavci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati mos-furnizimin e librave për nxënësit po vijon, me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje që janë vënë në sulm ndaj shtëpisë botuese “Dukagjini”, duke anashkaluar kështu një kompani multilionëshe e cila e kishte paguar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me një shumë “sekrete”. Mirëpo, nuk dihet nëse “Albas” është arsyeja se pse nxënësit kosovarë nuk po furnizohen me libra, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, teksa nga MAShTI ankohen për çmime “abuzuese” dhe “të papranueshme” të librave.

Një nga kompanitë që merret me botimin e librave “Albas” e që ka fituar miliona euro përmes tenderëve nga buxheti i Kosovës, pikërisht për furnizimin me libra, ka lidhje të afërta me ministren Nagavci, që sot njoftoi se po e shqyrtojnë mundësinë që mjetet tua transferojnë drejtpërdrejt prindërve ndërmjet platformës e-Kosova, raporton Paparaci.

“Albas”, një firmë nga Shqipëria por që e ka përfaqësinë e saj edhe në Prishtinë, ka pasur një bashkëpunim goxha të bereqetshëm me Nagavcin, pasi e paguan këtë të fundit për një shumë që akoma nuk është publike.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse “Albas” është arsyeja kryesore që pse nxënësit e shkollës fillore në Kosovë nuk janë furnizuar me libra, ndonëse viti i ri shkollor nis më 1 shtator.

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, sot tha se nuk do të lejohen çmimet abuzuese dhe të paarsyeshme të librave.

“Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese. Janë të papranueshme, të paarsyeshme dhe abuzuese çmimet e librave 27 e 30 euro. Sigurisht kjo nuk do të lejohet në qeverisjen tonë”, shkroi ai në Facebook.

Nga ana tjetër, në qershorin e 2020-s, Nagavci sa ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte deklaruar në formularin për pasurinë e saj, se kishte pranuar një pagesë në xhirollogarinë e saj nga ndërmarrja “Albas”.


Deklarimi i pasurisë, Arbërie Nagavci – 2020
Deklarimi i pasurisë, Arbërie Nagavci – 2020
Megjithatë, ajo nuk e kishte treguar shumën e pranuar nga kompania në fjalë. Krejt çka kishte shkruar Nagavci në formular atë kohë ishte “Autorësia për 5 libra (ALBAS)”, teksa kishte treguar se përveç pagës si ligjvënëse, ka përfituar edhe nga pjesëmarrja në hulumtime apo trajnime.

Për dallim nga Nagavci, kompania “Albas” kishte dhënë më shumë detaje se pse e kishin paguar atë. Në panairin e 21-të të librit në Prishtinë gjatë qershorit të 2019-s, firma nga Shqipëria pati njoftoi se emri i Nagavcit figuronte si autore librash, teksa ishin përkujdesur edhe që ta promovonin atë.

“Interesimi është i kënaqshëm, posaçërisht nga të vegjlit, të cilët po na vizitojnë së bashku me prindërit e tyre për t’i zgjedhur librat që u pëlqejnë më së shumti. Këtë vit befasia për shkollarët nga klasa e parë deri në të pestën është botimi i librave të pushimeve verore “Aventurat tona të verës”, me autore Alida Thaçi, Arbërie Nagavci dhe Krenare Lleshi”, thuhej në një postim në faqen e kompanisë “Albas”, ku promovohej kontributi i Nagavcit si autore librash.

Libri i titulluar “Aventurat tona të verës”, ishte publikuar në pesë vazhdime. Përveç Nagavcit, bashkautore është edhe motra e saj, Krenare Lleshi si dhe Alida Thaçi.


“Aventurat tona të verës”, libri ku bashkëautore është edhe Arbërie Nagavci

Këto “aventura” kishin vijuar me kompaninë “Albas” e cila kishte fituar disa tenderë nga buxheti i Republikës së Kosovës, shkruan Paparaci.

Bashkëpunimi mes Nagavcit dhe “Albas” pati vazhduar me këtë të fundit që i kishte marrë 1 milion e 200 mijë euro nga taksapaguesit kosovarë.

Në tetorin e vitit 2021, firma nga Shqipëria – që më parë nuk ishte shquar për përfitime milionëshe në Kosovë – u zgjodh fituese e një pjese të tenderit “Furnizim me libra për vitin shkollor 2020-2021”, që peshonte mbi 3 milionë euro.

Në atë tender kishin fituar edhe “Libri Shkollor” (368 mijë e 862 euro), “Botimet Pegi Sh.P.K” (98 mijë e 903 euro), “NGL Berati”, (136 mijë euro), “Shukri Klinaku”, (125 mijë euro) dhe “Dukagjini” (1 milionë e 300 mijë euro).

Me këtë të fundit të cilët të hënën treguan se kanë bërë ofertë në ministrinë e Arsimit me çmim rreth 4% më lirë krahasuar me vitin e kaluar, zyrtarë të lartë të LVV-së, partisë ku bën pjesë edhe ministrja Nagavci, kanë nisur akuzat dhe sulmet.

Ishte Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, që në një postim në Facebook sulmoi biznesmenin Ekrem Lluka, opozitarët dhe “televizionet private”.

Sipas saj, tash është bërë traditë që “sa herë ka ndonjë vendim që ndryshon kahjen e gjërave me qëllim interesin publik, shfaqet gjithnjë një grup financiar i stërmadh, i bërë i tillë jo nga talenti por nga privilegjet e hershme klientelist”.

”Pas tij menjëherë shpërthen ekspertiza e ish ministrave dhe deputetëve të opozitës, shoqëruar padyshim nga ekspertët skrupuloz të fushës. Kjo ndodhi dhe sot me çështjen e teksteve shkollore. U lajmërua pas konferencës së ministres së Arsimit, “Dukagjini” përfituesi i biznesit me tekste shkollore, dhe me radhë LDK, PDK, pastaj ekspertët e ethshëm që mendojnë ditë natë për shkollën dhe dijen”, tha Mihali.

”Pyeteni Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale çka mund të bëjë ai në këtë drejtim. I ka çunat e task forcës gati. Ose le ta marrë edhe pronarin e “Dukagjinit”, z. Lluka, Lumiri, pastaj Memli, ta sigurojnë që janë ‘Pas tij” siç e telefonojnë Shkëlqim Devollin këto kohë. Ah, edhe një komision hetimor, s’e harrova, për tekstet shkollore. Ta drejtojë Enver Hoxhaj, ish ministri që e njeh mirë këtë lëmi, bashkë me Akademik, deputet Kujtim Shalën, që e njeh nga afër dhe nga brenda “Dukagjinin”. Pastaj le të shpërthejnë si fishekzjarre portalet dhe TV private Pse jo? Kush si ata e mbron dijen dhe interesin publik? Askush”, u shpreh ajo.

Ministrja Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.

Deklaratat e saja nxitën reagime të shumta në Kosovë. Deputetë opozitarë e personalitete të ndryshme kritikuan atë, duke e akuzuar – ndër të tjera – edhe për vjedhje në libra të fëmijëve./Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë