Berat Rukiqi, anëtar i LDK-së i ka reaguar “ashpër” aktivistes së LVV, Dejona Mihali.
Ai përmes një postimi në Facebok, i ka thënë se humbjen e kanë afër, raporton gazeta online Veriu.info.
Bashkangjitur me postim, Rukiqi ka publikuar edhe disa fotografi ku shihen mbledhje të mbajtura me biznismenë të ndryshëm në Kosovë.
Sipas tij, ata kanë një përkrahje masovike me zhvillim, pa shantazhe e kërcënime.
POstimi i plotë:
Për Komesaren Dejona dhe argatët e saj deputetë dhe ministra
Një informatë, edhe pse nuk besoj që i ka ik rrjetit të saj paralel në dhomat e përgjimeve.
Në fotografinë e bashkangjitur janë 100 taksapaguesit dhe punëdhenësit më të mëdhenj në vend, janë mbi 80% e ekonomisë të Kosovës. Të njejtit, siç po shihet në fotografi, masovikisht, ju përgjigjen ftesës tonë, për të diskuuar #RrugeneRe, rrugën për zhvillim, një rrugë pa shantazhet, linçimet dhe kërcenimet e juaja. Kjo përkrahje masovike, na konfirmon një gjë: HUMBJEN e keni afër.
Lidhja Demokratike e Kosovës, komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset, me të gjitha format e komunikimit, edhe me telefon, për të dëgjuar, se si po e shkatërroni ekonominë e vendit çdo ditë dhe për të mësuar se si me Rrugen e Re, do t’ja kthejmë të mbaren ekonomisë, zhvillimit dhe punësimi.