Një e mitur nga Obiliqi ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se rasti ka ndodhur më 28 dhjetor.
“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se ishte dhunuar nga një mashkull i panjohur”, thuhet në raport.
Sipas policisë, lidhur me këtë nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.