Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur dje në Vushtrri, shkruan gazeta online Veriu.info.
Sipas të dhënave, aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave.
“Vushtrri 22.08.2023-07:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve. Si pasojë tetë persona kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Detaje tjera ende nuk janë bërë publike.











