Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar për vizitë në zyrat e misionit të UNMIK-ut.
Ai është pritur nga Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh.
Ata kanë folur për një mori çështjesh që lidhen me aktualitetin, shkruan gazeta online Veriu.Info
“Ndër çështje të tjera me rëndësi dhe partneritetin e gjatë Bashkim Evropian-Kombe të Bashkuara, ne diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Barbano.












