Një shpërthim i fuqishëm po raportohet të ketë ndodhur sonte rreth orës 23:00 pranë konviktit të studentëve në Sava të Zagrebit.
Mediat raportojnë se sipas dëshmitarëve okularë duket se diçka ka rënë nga qielli.
Tutje siç raportohet ka makina të dëmtuara ndërkohë që edhe ekipet e emergjencës janë parë në vendin e ngjarjes.
Sipas deklaratave të pakonfirmuara të dëshmitarëve okularë, por edhe video që ka marrë Jutarnji list, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi duken pjesë të avionit.
Deri më tani këto informata nuk janë konfirmuar.
Në këtë link mund ta shikoni videon.












