
Një person ka mbetur i lënduar në një aksident në Rahovicë të Ferizajit, raporton Gazeta Online Veriu.info
Sipas informacioneve, aksidenti ka përfshirë 3 vetura dhe përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Rahovicë, Ferizaj 23.08.2023 – 09:19. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt.












