
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se një person i ka thënë se ka gabuar kur i është drejtuar me “bir” kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi ka thënë se pajtohet me këtë dhe se Kurtit duhet t’i thuhet bukëpërmbysës, politikan donkishotian, “barmen politik”, kryepopulist, pishmanli e hakubet.
Postimi i tij i plotë:
O bir pa ty bohet ma mirë, bindu
M’tha njoni – Faton paske gabu dje se në intervistë e sipër i paske thonë “O bir” Kryeministrit në Tv Dukagjin- Mirë e ki i thash, nuk oshtë dasht, se kjo ka pak konotacion kolegial, përkëdhelës, u dasht mi thonë ……..
– O bukpërmys që mendon se me ty filloj e drejta dhe drejtësia e nuk e sheh se para teje u bo shteti dhe demokracia.
– O politikan donkishotian që mendon se pa ShBA-n munesh me fitu kundër Serbisë.
– O kryepopulist që din anglisht ama nuk i kupton amerikanët.
– O shqiptar që më së miri po e kupton greqishtën në Greqi e mas paku shqipen në Shqipëri












