
Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, nën dyshimin se me datë 9 qershor kanë hedhur granatë dore tek lokali “Gusto” në sheshin kryesor të qytetit, ku u dëmtuan tre lokale në atë lokacion.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për caktimin e paraburgimit për dy të pandehurit A.D. dhe G. H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Seanca për caktimin e paraburgimit mbahet nesër.
Komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore Mitrovicë:
Mitrovicë, 24gusht 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë,kërkesë për caktimin e paraburgimit kundërtë pandehurveA.D., dhe G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356paragrafi3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me datë 09 qershor 2023,i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., nërrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve.
Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., dhe G.H., dotë mbahet ditën e premte (25 gusht 2023) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.











