Zëvendësministri i Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Getoar Mjeku, ka takuar sot sindikatë dhe këshillin e punëtorëve të ndërmarrjes “Trepça”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky takim i Mjekut me minatorët vjen pas vendimit të kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, që t’ua ndalë meditjet dhe shujtat minatorëve grevistë të cilët bojkotuan punën pasi nuk kishin marrë pagën e muajit paraprak.
Mjeku ka thënë se kujdesi i Qeverisë ndaj pronës publike dhe puna e palodhshme e minatorëve janë të domosdoshme për zhvillimin e Republikës.
Postimi i plotë i Mjekut:
Bisedë me sindikatën dhe këshillin e punëtorëve të Trepçës: kujdesi i Qeverisë ndaj pronës publike dhe puna e palodhshme e minatorëve janë të domosdoshme për zhvillimin e Republikës












