Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë para mediave është pyetur për raportin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se “përplasja” mes tyre është lajm i vjetër.
Fillimisht, gazetarja që ia shtroi pyetjen e pyeti nëse do të ketë takim me 28 dhe 29 gusht, në Forumin Strategjik të Bledit, ku të dy do të jenë pjesëmarrës.
Rama refuzoi të përgjigjet, duke thënë se nuk ka ndonjë televonelë në krejt këtë situatë.
“Ky është lajm i vjetër, kjo është pyetje e vjetër, përgjigja ime është dhënë atëherë, dhe nuk shoh të ketë ndodhur asgjë e re. Qëndrimet e mia janë të miat, qëndrimet e Albinit janë të Albinit. Albini është Sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia.” – tha ai.
Rama nuk dha ndonjë përgjigje për një takim të mundshëm, duke thënë këto fjalë:
“S’shoh asnjë telenovelë, për mua s’ka pasur, s’ka dhe s’ka për të pasur që kur njerëzit mund të takohem, duhet të takohen, kur duhet ftuar, duhen ftuar, tjerat pastaj janë telenovela.”













