Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Pres dorëheqjen e kryetarëve në Veri, Dubrava po mbushet me njerëz të afërm të Kurtit

26/08/2023 - 09:27
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi: Pres dorëheqjen e kryetarëve në Veri, Dubrava po mbushet me njerëz të afërm të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, i ka quajtur të papranueshme ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë. Sipas saj, për tri vite mandat më shumë ka pasur arrestime të njerëzve të afërt me Albin Kurtin.Deputetja e LDK-së, ka folur edhe për dështimet siç ka thënë në politikën e jashtme e sanksionet e BE-së e ShBA-së. Ndërkaq, sa i përket shtensionimit të veriut, Krasniqi pret të bëhet me dorëheqje të kryetarëve aktual.

Krasniqi ka thënë se burgu i Dubravës po mbushet me njerëz të afërm të Kurtit.Ajo ka thënë se Qeveria Kurti është kampione e shkeljeve të Kushtetutës, teksa përmend arrestimet e fundit për shkak të rezervave shtetërore.

“Prej tash e tri vite sa po i bën kjo Qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti, siç është miku i tij Ridi e deri te asamblisti i VV-së në Prishtinë, i cili u arrestua me substanca narkotike”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka folur edhe për ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë, duke e quajtur të papranueshme. Ajo ka pasur edhe kritika për akuzat e ministrave, duke thënë se kjo Qeveri më shumë po i bën vetës opozitë.

“Po është ndërhyrje sepse kur nuk po kanë çfarë të bëjnë, po dalin dhe po bëjnë video me i mbulu ato të këqijat se nuk kanë të mira me i tregu vendit, flasin ministrat për disa tema që janë aktualisht jashtë situatës që është duke ndodhur te ne, mirëpo këta siç duket e kanë vetëm në opozitë dhe po duke sikur po i bëjnë opozitë vetës sepse ato janë bumerang çfarë është duke bërë kjo Qeveri sepse për të gjashtën herë shkelet Kushtetuta nga ministrat”, ka thënë ajo.Ndërsa për mundësinë që veriu të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Krasniqi pret të ndodh me anë të dorëheqjeve të kryetarëve. Kjo sipas saj, do të implementim i Marrëveshjes së Bratislavës.

“Duke u nisur nga deklaratat të Kurtit që asnjë deklaratë e as një premtim nuk iu është përmbajt dhe unë mendoj dhe do të ishte e rrugës që kryetarët aktual të dorëhiqen, mos të bëhet peticioni, për arsye se merr kohë më shumë dhe kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt, të dorëhiqen kryetarët sepse e dimë se si janë zgjedhur, janë zgjedhur në mënyrë demokratike por nuk ka pasur masë të madhe të votuesve. Ata do duhej të dorëhiqen dhe të dalin të deklarohen se si janë marrë vesh në Marrëveshjen e Bratislavës”, u shpreh ajo.Krasniqi ka folur edhe për sanskionet e vendosura nga Bashkimi Evropian e ShBA-ja. Kjo sipas saj po ndodh për herë të parë, teksa sheh më shumë regres në politikën e jashtme./eo

“Për herë të parë në historinë e Kosovës del një kryeministër dhe e quan naiv sekretarin e ShBA-së. Për herë të parë një ministre e Punëve të Jashtme e quan BE-në një tigër prej letre, për herë të parë që një kryeministër me ministrat e tij që për të gjashtën herë e shkelin Kushtetutën. Për herë të parë është një kryeministër që i mbron njerëzit e korruptuar. Me krejt ato kauzat që kanë ardh në pushtet, të gjitha tani i kanë shkelë, pra sa i përket marrëdhënieve tona ShBA-Kosovë, e keni parë që kanë deklaruar se nuk do të lobojnë për Kosovën, për arsye të mosdakordimit të politikave të Albin Kurtit në veri”, u shpreh Krasniqi, teksa e konsideron që për këto vite në krye të qeverisjes ka pasur më shumë regres në politikën e jashtme.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë