Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria do t’ia katërfishojë qiranë AAK-së

26/08/2023 - 21:52
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria do t’ia katërfishojë qiranë AAK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prej shumë vjetësh, AAK-ja e ka selinë në objektin e Institutit Bujqësor, që ndodhet në lagjen Ulpiana të kryeqytetit. Kontrata për qira e lidhur më 2018-n, ka skaduar në fund të marsit. Në AAK thanë se ndodhen në proces të rinegociimit të kontratës, ndërkaq në Ministrinë e Bujqësisë theksuan se kjo parti mund ta vazhdojë qëndrimin në të njëjtin objekt vetëm nëse pranon të paguajë 4-fish më shtrenjtë, sesa që ka paguar deri tash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke qëndruar në selinë në Ulpianë të Prishtinës, ndonëse kontrata e qirasë me Ministrinë e Bujqësisë, në pronësi të së cilës është objekti, ka skaduar prej rreth pesë muajsh.

Kontrata tregon se ajo është lidhur me 30 mars të 2018-s, për periudhën deri më 31 mars 2023. Në të është paraparë edhe mundësia e vazhdimit.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, e konfirmoi skadimin e kontratës së qirasë, por tha se është duke u negociuar vazhdimi i saj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një marrëdhënie kontraktuale me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Institutin Bujqësor të Kosovës, për shfrytëzimin me qira të objektit nr. 465, Hyrja 1 që gjendet në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ nr. 49, në Prishtinë. Kontrata me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka skaduar më 31.03.2023”, ka thënë Xhemaili, nëpërmjet një përgjigje të shkruar. “Një muaj para skadimit të kontratës, kemi dorëzuar kërkesë në MBPZHR ku kemi shprehur interesim për vazhdim të kontratës dhe tani jemi në fazën përfundimtare të ripërtëritjes së saj”.

Prej shumë vjetësh, AAK-ja e ka selinë në këtë objekt të Institutit Bujqësor, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Ka bodrumin, katin përdhese dhe dy kate të tjera, me një hapësirë prej rreth 1 mijë metrash katrorë.

Pjesë të madhe të hapësirës, AAK-ja e mban me një qira fare simbolike, 2.5 euro për metër katror. Kësisoj, kontrata me këtë institucion është 2,450 euro për muaj.

E, pikërisht gjatë mandatit të dytë të qeverisë së drejtuar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ministria është zhvendosur nga ndërtesa e ish-Komitetit, në një pronë private për të cilën paguan qira. Ministria paguan më shumë se shtatë fish më shtrenjtë sesa merr nga AAK-ja, për qiranë ku e ka dislokuar stafin në 2018-n. Qiraja që ministria paguan për metër katror është 18 euro. Ndërkaq, për gjithë hapësirën e kontraktuar, ajo paguan secilin muaj 28,080 euro bruto. Paratë i shkojnë kompanisë “A2 GROUP”, e cila është pronare e hapësirës ku është vendosur ministria, në ish-ndërtesën “Ramiz Sadiku” që ndodhet në lagjen “Lakrishte” në kryeqytet. Kontrata mes tyre është ripërtërirë.

Në Ministri thanë se AAK-ja nuk do të largohet nga selia, nëse pranon të paguajë katërfishin e vlerës së qirasë së deritashme.

“Subjekti politik AAK ka raport kontraktual me Ministrinë e Bujqësisë. Nga viti 2018, AAK-ja nuk figuron si uzurpatore. Ndërkaq, 2400 euro ka qenë shifra që AAK-ja ka paguar qira”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Ministrisë. “Me iniciativë të ministrit Faton Peci kemi formuar Komisionin për çështje të pronave, i cili ka paraqitur të gjeturat nga tereni si dhe ka rivlerësuar çmimet e qirave varësisht me kërkesat aktuale të tregut. Ky Komision ka vlerësuar se AAK-ja mund të arrijë të qëndrojë në këtë objekt vetëm nëse pajtohet që ta paguajë 4-fishin e shifrës së cekur më lartë për një muaj, e barasvlershme me metrat katrorë që i ka në shfrytëzim”.

E Diana Metushi-Krasniqi, eksperte e prokurimit publik dhe menaxhere në KDI, thotë se të qenit pa kontratë qiraje nuk nënkupton domosdoshmërisht zaptim të paligjshëm të pronës, në qoftë se Ministria e Bujqësisë ka vendosur ta vazhdojë kontratën me heshtje. Sipas saj, Ministria ka pasur afat në bazë të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve për t’u ulur për të negociuar, porse nëse ai nuk shfrytëzohet konsiderohet në fuqi kontrata aktuale e qirasë.
“Nëse nuk ka pasur iniciativë paraprake që të rregullohet çështja kontraktuale, kontrata paraprake në mënyrë automatike konsiderohet si kontratë e ripërtërirë me të njëjtat kushte dhe me afat të papërcaktuar. Duke qenë se ajo kontratë ka skaduar në mars, tash pothuajse jemi në fund të gushtit. Ajo kontratë prej muajit prill e këndej konsiderohet si kontratë valide, meqë palët në marrëveshje nuk e kanë adresuar para skadencës”, ka thënë Metushi-Krasniqi.

Mbështetur në kontratë, AAK-ja ka marrë me qira hapësirën prej 980 metrash katrorë, për një vlerë prej 2,450 eurosh në muaj. Ajo është lidhur për periudhën deri në mars të 2023-s, me mundësi vazhdimi dhe nuk mund të shkëputet pa vullnetin e AAK-së.

Shuma vjetore që ministria mund të arkëtonte nga AAK-ja në emër të qirasë për objektin në Ulpianë, ishte vetëm 29,400 euro. Por, ajo mund të mos e merrte gjithë shumën për metrat katrorë që figurojnë në kontratë, meqë bashkë me dokumentin në të cilin i është ofruar qasje KOHËS, është dhënë shpjegimi se kjo parti nuk mund ta shfrytëzojë një kat të ndërtesës.

“Kati i dytë i objektit nuk është liruar për dhënie në funksion të qiramarrësit për shkak të ndërhyrjes së ish Entit Krahinor për Gjeodezi dhe Planimetri, të cilët insistojnë për privatizimin e kësaj hapësire të këtij kati”, thuhet në shpjegim. “Prandaj, bazuar në gjendjen e tanishme lirisht mund të themi se qiradhënësi nuk i ka krijuar kushte kontraktuare për shfrytëzimin e gjithë hapësirave administrative të objektit për qiramarrësin”.

Këtë javë, ministri Peci denoncoi një biznes që operon në ndërtesën ku ndodhet edhe AAK-ja. Sipas tij, prona i është uzurpuar Institutit Bujqësor.

Ai ka njoftuar se u ka dhënë bizneseve 7 ditë kohë për t’u larguar. Vendim të natyrës së njëjtë ka marrë edhe për prona në Stankaj të Pejës.

Në një video që e ka publikuar në Facebook, ai tha se bizneset në kryeqytet janë vendosur aty në formë korruptive dhe se prona i takon Institutit Bujqësor.

Për këtë ai e fajësoi si drejtorin e Institutit, ashtu edhe prokurorinë për mosndërmarrje të veprimeve.

“Përkundër pritjes sonë gati njëvjeçare, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Protagonisti kryesor, drejtori aktual i Institutit, bën sfilata në studio televizive dhe kërcënon me padi titullarin e institucionit, ndërsa në qendër të Prishtinës në ‘Ulpianë’ qëndron si ‘luan’ objekti i korrupsionit edhe i zhvatjes së tij”, ka thënë ministri Peci.

Akuzat i ka mohuar Fehmi Geci, drejtor i Institutit Bujqësor.

“Ai është ministër. Ai i ka vendimet e tij. Vetëm një gjë e di që këtë lëndë e përfaqëson Avokatura e Shtetit. Është në proces gjyqësor dhe nuk kam çfarë të them më shumë. Hetimet janë nisur mbi bazën e një komisioni ministror në vitin 2018”, ka thënë Geci.

Ka reaguar edhe pronari i restorantit “Infinit”, që operon në këtë pronë, Yll Bogaj. Ai ka theksuar se familja e tij është pronare e ligjshme e pronës që i është dhënë me qira “Albi Marketit” dhe “Coca-Colas”.

“Objekti të cilin e kemi në pronësi është objekt banesor i blerë në mënyrë legjitime e legale nga personat fizikë, përmes kontratave të lidhura pranë organeve kompetente e jo nga Instituti i Bujqësisë”, ka thënë Bogaj.

Bogaj është ish-asamblist i AAK-së.

Ministri Peci në videoadresim nuk e ka përmendur fare AAK-në, kur u është referuar subjekteve që duhet ta lëshojnë godinën.

E në Ministri thanë se mbi 700 metra katrorë të këtij objekti ku ushtrohen veprimtari afariste, janë duke u shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme./koha/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë