Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrezarta Krasniqi: Politika e jashtme ka stagnuar, videot me Zelenskyn për t’i hedhur hi syve

27/08/2023 - 10:37
në Lajme
A A
Rrezarta Krasniqi: Politika e jashtme ka stagnuar, videot me Zelenskyn për t’i hedhur hi syve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti para se të shkojë në takime të tjera, duhet të pres homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Kështu shprehet ajo, teksa komenton vizitën e shefit ekzekutiv në Athinë dhe mos përmendjen e Kosovës nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) shton se video e Kurtit teksa shtrëngon duart me të parin e Ukrainës, është sikurse videot e tjera “për t’u hedhur hi syve” ndërsa vlerëson se politika e jashtme ka stagnuar prandaj do të thërrasë në raportim ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Krasniqi konsideron se qeveria aktuale ka dështuar në çdo aspekt dhe se po mashtron 51 për qind të qytetarëve që i besuan Lëvizjes Vetëvendosje në shkurt të vitit 2021.

“Ne jemi mësuar me videot e kësaj qeverisje, ku nuk tregojnë asgjë për punën e vet. Mundohen me disa video ‘fake’ të qesin hi syve qytetarëve. Sepse kryeministri Kurti fillimisht është dashur me prit në takim kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama), para se të shkojë në takime të tjera. Do të thotë ato video, ato çfarë është duke i bërë po i bën vetëm të mashtrojë 51 përqindëshin e vet. Që deri më tani është dështim në çdo subjekt të kësaj qeverie”, deklaron ajo.

Grupi punues i ngritur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pritet që edhe pak ditë të finalizojë hartimin e udhëzimit administrativ që iu mundëson qytetarëve nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve nga komunat veriore dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, si pjesë e masave për depërshkallëzim të plotë të situatës në veri.

Me këtë nuk po pajtohet deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku thekson se kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje.

Krasniqi kritikon edhe punën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të cilën thotë se do e ftojë në raportim me fillimin e sesionit vjeshtor.

“Unë kërkoj që tashmë kur të nis sesioni vjeshtor që ministrja e Punëve të Jashtme të vijë dhe të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian. Të tregojë se si për tri vite nuk ka pasur asnjë lobim, asnjë njohje nga organizata ndërkombëtare dhe asnjë njohje nga vendet të cilat ende nuk e njohin Kosovën, por vetëm kemi pasur stagnim. Kemi pasur sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vend se të vijnë dhe të raportojnë për progres ne kemi pasur vetëm regres në këtë qeverisje”, deklaron ajo.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi konsideron se nuk ka pasur transparencë në procesin e dialogut dhe as për marrëveshjen e arritur në Bratislavë.

“Para se të përfundojë sesioni kemi pasur takimin e fundit ku është ftuar zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi në komision të vijë të raportojë për marrëveshjen e Bratislavës. Po i njëjti zëvendëskryeministër nuk ka ardhur të raportojë. Unë pres që të vijë të raportojë edhe në Kuvend edhe në komision. Të na tregojë hollësisht në lidhje me atë marrëveshje. Jo ata marrëveshje t’i dëgjojmë përmes mediave, siç i kemi dëgjuar deri më tani. Do të thotë nuk ka pasur aspak transparencë sa i përket pjesës veriore, pjesës së dialogut nga kjo qeveri”, përfundon ajo.

Në Bratislavë të Sllovakisë, në fillim të muajit korrik, kryenegociatori Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ky dakordim përcakton hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë