Dimitar Kovačevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në Twitter për Forumin e Bledit.
Aty kanë marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe liderë të tjerë.
Lexo Edhe:
Barku i lirë zhduket për 2 javë! Vetëm pini çdo mëngjes!
Në qershor, kreu i CIA-s i dërgoi një mesazh Prigozhin-it, aty kuptohej qa…
Në këtë samit është folur kryesisht për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin.
”Faleminderit kolegut tim Robert Golob për mundësinë për të zhvilluar një bisedë të hapur gjatë darkës së punës në prag të @BledStratForum. Kjo ishte një mundësi për të konfirmuar edhe një herë rëndësinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si për rajonin ashtu edhe për BE-në”, ka shkruar ai në Twitter.
Një ngjarje tjetër që ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor ishte në Greqi, por aty mungoi kryeministri shqiptar Edi Rama.












