Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mazrerku kërkon që sigurimi shëndetësor të bëhet obligativ për punëtorët e ndërtimit, shkollat e çerdhet

28/08/2023 - 08:56
në Lajme
A A
Mazrerku kërkon që sigurimi shëndetësor të bëhet obligativ për punëtorët e ndërtimit, shkollat e çerdhet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numri i madh i vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës ka bërë që të shtohen thirrjet për sigurimin e punëtorëve e sidomos të atyre të sektorit të ndërtimtarisë.

Sipas statistikave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë janë 15 raste të vdekjeve në vendet e tyre të punës, ku rreth 70% e këtyre punëtorëve kanë vdekur në ndërtimtari.

Një thirrje të tillë për sigurimin e punëtoreve në ndërtimtari e ka bërë edhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, i cili tha se pavarësisht që Ligji për sigurim shëndetësor publik në vende ende është i pa zbatueshëm, ai mund të bëhet nga kompanitë në mënyrë vullnetare shumë lehtë.

Sipas tij, BKS-ja ka kërkuar nga kryetarët e komunave që në momentin që kompanitë e ndërtimit ta marrin licencën, të bëhet obligative me ligj që të jetë edhe sigurimi i punëtorëve.

“Ligji për sigurimin shëndetësor publik ende është i pa zbatueshëm, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk ka mundësi që dikush me u siguruar në mënyrë vullnetare. Janë 10-të kompani të sigurimeve tashmë që kanë licencë në Bankën Qendrore, këto kompani ofrojnë të gjitha produktet. Ajo çka kemi bërë ne vitin e kaluar edhe këtë vit përmes shkresave edhe lobimeve, publikimeve edhe takimeve që i kemi pasur me kryetarët e komunave kemi kërkuar që kompanitë e ndërtimit gjatë marrjes së licencës në komunë ta shtojnë edhe një kërkesë shtesë ligjore që është edhe sigurim i punimeve, sigurimi i punëtorëve”, tha ai.

Mazreku tha se kanë kërkuar që sigurimi i punëtorë të behët obligative me ligj, njëjtë siç ka vepruar Ministria e Industrisë dhe Tregtisë duke i obliguar agjencitë e udhëtimit që të i’u sigurojnë pakon e sigurimeve për udhëtim.

“Andaj ne kemi kërkuar që kjo të bëhet obligative njëjtë siç ka vepruar edhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë duke i obliguar agjencitë e udhëtimit që të ju sigurojnë pakon e tyre të udhëtimit. Njëjtë kemi kërkuar edhe nga komunat, kemi dërguar shkresë e cila komunë që përderisa kjo nuk behët obligative me ligj është e pa mundshme që ndërtimtaret me vetë dëshirë shkojnë ta marrin këtë, sepse nuk është kosoto e lartë. Përderisa nuk është obligative ata nuk e marrin atë pjesë të sigurimit”, tha ai.

Drejtori i BKS-së tha se kanë kërkuar që sigurimet të bëhen edhe për ekskursionet, çerdhet dhe shkollat, pasi sipas tij, sigurimet nuk kanë kosto të lartë.

Ai theksoi se përderisa sigurimi nuk bëhet obligative me ligj ose me një rregullore, sipas tij, është e pamundur që dikush në mënyrë vullnetare të bëjë sigurimin e punëtoreve.

“I takon komunave sepse komunat në Kuvende Komunale kanë të drejtë dhe mundësi me ndryshua një rregullore, gjithë ato kritere që janë për me e marr leje e ndërtimit me e shtuar edhe një më shumë që duhet edhe me pas sigurim. Është diçka që ndodh diku tjetër, mirëpo kjo nuk është e vetmja që ne do të kërkojmë. Së shpejti kemi me kërkuar edhe ekskursionet, çerdhet, shkollat me qenë të siguruar për arsye që nuk janë kosto të larta. Por kini parasysh edhe një herë, përderisa nuk bëhen obligative me ligj ose me një rregullore është e pa mundshme që dikush në mënyre të vullnetshme ta merr këtë sigurim”, tha ai për EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë