Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Te keqen duhet ta ndalojmë”: Kërkohet unifikimi i opozitës përballë Qeverisë

29/08/2023 - 16:32
në Kryesore, Lajme
A A
“Te keqen duhet ta ndalojmë”: Kërkohet unifikimi i opozitës përballë Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës pritet të sjell ballafaqime të reja në mes të pozitës dhe partive opozitare. Këto të fundit kanë paralajmëruar hapa më ekstrem ndaj Qeverisë. Në këtë drejtim, opozita nuk i ka përjashtuar as protesta.

Deri me tani, opozita ka paralajmëruar themelimin e dy komisioneve hetimore për njerëzit e pushtetit. LDK-ja ka bërë me dije se do të kërkojë Komision Hetimor Parlament për hetimin e rezerva shtetërore. Kurse, PDK-ja ka kërkuar komision hetimor për hetimin e veprimtarisë së koordinatores së Komiteteve në VV-së, Dejona Mihali.

VV / Vjeshta fillon me hetime për pushtetin: Opozita paralajmëron komisione hetimore për dy zyrtare

Për t`u arritur këto qëllime po kërkohet unifikimi i partive opozitare, të cilat deri me tani nuk kanë vepruar në mënyrë të tillë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar për gazetën Nacionale se duhet unifikim më i qartë i opozitës kundër Qeverisë.

“Ka qenë një opozitë bashkëpunuese, por jo në nivel të kënaqshëm. Mendojë që duhet unfikim më i qartë përballë dështimeve dhe gabimeve të Qeverisë. Të keqes duhet t`i themi jo dhe ta ndalojmë atë nëse vërtetë është e dëmshme për qytetarët dhe institucionet”, ka thënë Lekaj.

Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se nëse opozita nuk bashkohet për të ndalur këtë qeveri, Kosova do të shkojë drejt diktaturës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka bërë me dije se në muajin shtator do të definohen shumë gjera.

“Shtatori do të jetë muaji i cili do të definojë shumë çështje të cilat janë aktualitet politik i muajve të fundit. I qëndroj mbrapa idesë sime që për Dejona Mihajlin duhet të iniciohet komision hetimor parlamentar, për të sqaruar fillimisht marrjen e shtetësisë së Kosovës duke marrë parasysh faktin që asaj i ishte ndaluar hyrja në Kosovë”, ka thënë Musliu.

Sipas saj, Kosova nuk ka nevojë për një opozitë të heshtur.

“Nëse opozita e neglizhon mundësinë parlamentare për të kërkuar llogari nga qeveria, jo vetëm për Dejona Mihajlin, por për të gjitha aferat, atëherë që sot e ka humbur garën politike dhe vendi jonë do të përfundojë në një diktaturë të paperjetuar deri më tani. Ne nuk kemi nevojë për një opozitë të heshtur. Ne kemi nevojë për një opozitë të sinqertë dhe aktive sepse dështimet e qeverisë aktuale kanë dal sheshit dhe heshtja opozitare nënkupton dorëzim”, ka thënë Kurti.

Opozita nuk i përjashton protestat
Përfaqësuesit e partive opozitare nuk e kanë përjashtuar as opsionin e protestave kundër Qeverisë.

Ata kanë bërë me dje se do të përdorin çdo opsion kundër kësaj qeveria.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar radikalizim të hapave të opozitës në raport me Qeverinë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka treguar se protesta është mjeti i fundit që do ta përdor partia më e madhe opozitare.

“Ka nevojë për të krijuar një lëvizje të gjithmbarshme popullore, e cila bëhet bashkë për të ndalur kursin e degradimit të mëtutjeshëm në të cilin është duke na dërguar ky kryeministër. Dhe PDK-ja do të luaj rolin kryesor në këtë drejtim. Andaj, nëse do të ketë përkeqëson, nëse do të ketë insistim për të shkuar tutje, nëse do të këtë shtuarje të sanksioneve ndaj Kosovës, padyshim që edhe veprimet tona do të jenë karshi dhe të barasvlershme në raport me gabimet apo veprime që do i ndërmarr kjo qeveri”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se para protestave do të përdorin edhe mjete tjera.

“Absolutisht nuk i përjashtoj protestat, por ato do të ishin një nga mjetet e fundit që do t`i zgjidhnim. Sepse mendoj se ka ende hapësirë që me mjete tjera demokratike të zgjidhim situatën. Që të dakorodohemi me një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme”, është shprehur Krasniqi.

Edhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se do të përdorini të gjitha mjetet demokratike ndaj qeverisë Kurti.

“Ne do të përdorim të gjitha format e shprehjes së protestës sonë ndaj qëndrimeve të dëmshme dhe veprimeve të Qeverisë: në Kuvend, në publik dhe në rrugë nëse është e nevojshme”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën Nacionale.

Kurse, deputeti i AAK-së, Pal Leka, ka thënë se opozita mjaft ka duruar.

“Protestat paqësore dhe me vend, janë element bazë i një shteti dhe funksionimit të demokracisë. Mendojë që mjaft kemi duruar, mjaftueshëm i kemi dhënë Qeverisë kohë që të punojë e zhvillojë vendin, por siç po duket kjo objektivë është larg apo vështirë e arritshme nga ky pushtet. Janë të dobët në udhëheqje, ku deri sot nuk dijmë asnjë sukses të madh, asnjë projekt e vendim që ka ndryshuar për të mirë funksionimin e shtetit dhe jetën e qytetarëve, të cilët po lëshojnë Kosovën si kurrë më parë pasi nuk po shohin asnjë perspektivë për të ardhmen me këtë Qeveri”, është shprehur Lekaj.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë