Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Avdullah Hoti, ka reaguar në Facebook përmes një shkrimi pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila sot i reagoi ashpër presidentit francez Macron që përmendi heqjen e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas Hotit janë pikërisht këta demagogë, duke aluduar tek presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, që heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.
“Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.” – shkruan Hoti.
Sipas Hotit pikërisht tash Osmani dhe Kurti “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
“Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!” – shkroi krejt në fund Hoti.
Postimi i plotë:
Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.
Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.
E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!













