
Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë i zakonshëm për Bahri Hyseni, kryesues i ndërmarrjes “Trepça”, atij në orët e hershme të mengjesit i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Oborri i shtëpisë së tij është sulmuar pasmesnate me granatë dore, ku si pasojë janë dëmtuar dy vetura dhe dera e hyrjes së shtëpisë së Hysenit.
Ekipi i Veriu.info ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka parë dëmet materiale që janë shkaktuar.
Më poshtë ju sjellim pamje dhe video nga dëmtimet:




Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Kryesuesi i Bordit është prononcuar për media ku në lidhje me ngjarjen, prononcim të cilin mund ta shihni më poshtë:












