Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familjarë dhe gjyqtarë të lidhur me Vjosa Osmanin liruan nga paraburgimi Ridvan Muharremin

31/08/2023 - 22:48
në Kryesore, Lajme
A A
Familjarë dhe gjyqtarë të lidhur me Vjosa Osmanin liruan nga paraburgimi Ridvan Muharremin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të enjten, Gjykata e Apelit ka marrë vendim për lirim nga paraburgimi të dy drejtorëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi, ndërsa Paparaci.com ka marrë vesh nga burime të mirëinformuara se kolegji i gjyqtarëve që i liroi nga paraburgimi janë të lidhur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Paparaci.com ka zbuluar se vendimin për lirimin e tre të dyshuarve për skandalin me rezerva shtetërore e kanë marrë Afërdita Bytyçi, në cilësinë e Kryetarës së Kolegjit, Kreshnik Radoniqi anëtar dhe Ferit Osmani anëtar. Por, kush janë gjyqtarët në fjalë dhe cila është lidhja e tyre me të paren e vendit, Vjosa Osmani?

Afërdita Bytyçi më parë ka qenë kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa tani është avancuar dhe është pjesë e Gjykatës së Apelit. Në anën tjetër, Kreshnik Radoniqi kishte qenë i preferuari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas shkarkimit kontravers të ish-kryetares Valdete Daka.

Paparaci.com gjithashtu ka marrë vesh se përveç Radoniqit, një tjetër person shumë i afërt me Osmanin ishte pjesë e kolegjit të gjyqtarëve e që e thellon edhe më shumë skandalin. Bëhet fjalë për Ferit Osmanin, që është djali i axhës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ky kolegj i përbërë prej tre gjyqtarësh (ku dy prej tyre mund ta mbivotojnë njërin prej anëtarëve), kanë liruar sot nga paraburgimi dy drejtorët e MINT të dyshuar për keqpërdorim me rezerva shtetërore dhe sekserin e qeverisë Kurti, Ridvan Muharremin, të dyshuar për keqpërdorim të mbi 600 mijë eurove në këtë çështje.

Biznesmeni Ridvan Muharremi së bashku me dy zyrtarët e MINT ishin arrestuar dy javë më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës pas hetimeve dhe dyshimeve se janë të përfshirë në keqpërdorime qindra-mijëra euro me rezervat shtetërore.

Më 19 gusht, Prokuroria kishte marrë vendim për 30 ditë paraburgim ndaj Ridvan Muharremit, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara që të tre si të dyshuar se kishin keqpërdorur buxhetin e shtetit lidhur me rezervat shtetërore.

Gati dy javë pas vendimit për paraburgim për të tre të dyshuarit, Gjykata e Apelit hodhi poshtë këtë vendim duke liruar nga paraburgimi që të tre të dyshuarit. Mirëpo, kjo bëhet e dyshimtë duke marrë parasysh përbërjen e kolegjit të gjyqtarëve që morën këtë vendim.

Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve Irfan Lipovica., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, Haviz Gara , av. Bekim Kelani dhe Rodvan Muharremi, av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me rdatë 31.08.2023″, thuhet në vendimin e Apelit.

Për çfarë dyshohen “Ridi” dhe të tjerët”?

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte thënë se përveç procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore, ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Sipas dosjes së Prokurorisë e cila ishte publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.

Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se biznesmeni Ridvan Muharremi ishte personi kyç që kishte zhvilluar negociatat me operatorët ekonomikë për blerjen e grurit, vajit e sheqerit.

Muharremi ndihmoi dy zyrtarët e MINT të shkelnin ligjin

Ridvan Muharremi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte iu ndihmuar Irfan Lipovicës dhe Haviz Garës duke iu krijuar kushte për negocimin me kompanitë turke e polake për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit.

Sipas Prokurorisë, Muharremi ishte personi kyç për t’i negociuar kushtet e kontratave me operatorët ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, Muharremi kishte negociuar blerjen e 10 mijë tonë grurë nga Turqia me çmim prej 4 milionë 834 mijë e 778 euro.

Sipas Prokurorisë, Muharremi me këto kompani kishte pasur edhe më herët raporte kontraktuale dhe biznesore.

Muharremi ishte përfshirë në negocimin e blerjes edhe të vajit dhe sheqerit nga Polonia në vlerë prej 276 mijë euro, por që as vaji dhe as sheqeri nuk ka mbërritur në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, Muharremi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.

Prokuroria në arsyetimin e nisjes së hetimeve për keqpërdorime të rezervës shtetërore paralajmëron se në ditët në vazhdim do t’i identifikojë edhe personat tjerë që do të ndiqen sipas detyrës zyrtare.

“Është i pakontestueshëm fakti se e tërë procedura e blerjes së produkteve të rezervës shtetërore të Kosovës për vitin 2022 është zbatuar në kundërshtim me ligjin dhe procedurat”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Lipovica kundërligjshëm kërkoi nga Qeveria anashkalimin e procedura të prokurimit për blerjen e rezervave

Irfan Lipovica dyshohet se në cilësinë e Zëvendës-sekretarit në MINT ka tejkaluar autorizimet ligjore duke kërkuar nga Qeveria anashkalimin e procedurave ligjore të prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore.

Prokuroria dyshon se Lipovica bëri këtë kërkesë për të kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit.

Sipas Prokurorisë, vendimi i Qeverisë i 22 shkurtit 2022, ishte marrë duke pas për bazë kërkesën e kundërligjshme të Lipovicës për anashkalimin e procedurave ligjore për blerjen e rezervave.

Lipovica dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka formuar edhe një Komision për Negocimin e Kontratave për Furnizim me Mallra të Rezervës Shtetërore për vitin 2022 me të cilin ka anashkaluar procedurën e hapur të prokurimit publik.

Megjithëse komisioni ishte formuar kundërligjshëm, sipas Prokurorisë Lipovica dyshohet se kishte anashkaluar dy anëtarët e Komisionit dhe e kishte përfshirë Ridvan Muharremin në rolin e ndërmjetësuesit mes Ministrisë dhe Operatorëve Ekonomikë nga Turqia për blerjen e grurit.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se pagesat ishin bërë 100 për qind me operatorët ekonomikë nga Turqia e Polonia, gruri, vaji e sheqeri, nuk erdhën.

Porosia prej 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer nuk kanë ardhur fare pavarësisht se pagesat ishin bërë avans.

Ndërsa për gjithë grurin e kontraktuar ishin paguar 4 milionë e 834 mijë e 778 euro derisa në Kosovë nuk kanë mbërritur 52.5 tonë grurë.

“Pavarësisht se pagesa në formë të avansit është realizuar në tërësi, në Kosovë, si vend i destinimit, janë sjell vetëm 9.947.5 tonë grurë ose 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar. Ndërsa, lloji vaji dhe sheqeri nuk janë sjell fare. Si rezultat i këtyre veprimeve është dëmtuar interesi publik në lartësi prej 601 mijë e 940 euro”, ka konstatuar Prokuroria.

Lipovica dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” nga neni 414 i Kodit Penal.

Gara kërkoi kundërligjshëm anashkalimin e procedurave të prokurimit

Sikurse Lipovica, edhe Haviz Gara dyshohet se si Drejtor i Departamentit të Rezervës Shtetërore, ka tejkaluar autorizimet ligjore dhe kundërligjshëm ka kërkuar përmes kërkesës nga i pandehuri Lipovica që të anashkalohen procedurat e prokurimit për blerjen e mallrave për rezervat shtetërore.

Sikurse Lipovica, edhe Gara dyshohet se kërkesën për anashkalimin e procedurave të prokurimit e ka bërë për të kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit.

Gara dyshohet se i kishte anashkaluar anëtarët e Komisionit dhe kishte lejuar Ridvan Muharremin të luante rolin e ndërmjetësuesit të Ministrisë dhe Operatorëve Ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore me operatorët në Turqi e Poloni.

Porosia prej 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer me çmim prej 276 mijë euro nuk kanë ardhur fare pavarësisht se pagesat ishin bërë avans.

“Pavarësisht se pagesa në formë të avansit është realizuar në tërësi, në Kosovë, si vend i destinimit, janë sjell vetëm 9.947.5 tonë grurë ose 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar. Ndërsa, lloji vaji dhe sheqeri nuk janë sjell fare. Si rezultat i këtyre veprimeve është dëmtuar interesi publik në lartësi prej 601 mijë e 940 euro”, ka konstatuar Prokuroria.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë