
LDK dega në Vushtrri ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor, i cili po kontestohet nga një pjesë e anëtarëve të kësaj partie, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Anëtari i kryesisë së LDK-së në Vushtrri, Ekrem Merovci, në një deklarim për Gazetën Online Veriu.info ka thënë se kryetari aktual i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka formuar komision të njëanshëm ku nuk kanë qenë prezent shumica e anëtarëve.
Sipas Merovcit, Tahiri po mban kuvend të fshehta.
Ai ka deklaruar se vërejtjet i kanë adresuar tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe se i kontestojnë këto zgjedhje pasi mendojnë se janë komplot i Abdixhikut, Muhaxherit dhe Tahirit.
Sot është zgjedhur kryetari i nëndegës Kalaja 1, Alban Bajrami, i cili është ndër kuadrat më të respektuara të LDK-së në Vushtrri./Veriu.info/










