Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Falja e 100 eurove në tatimet në pronë, Ahmeti: Qeveria po ‘ua gjuan topin’ komunave

02/09/2023 - 09:36
në Kryesore, Lajme
A A
Falja e 100 eurove në tatimet në pronë, Ahmeti: Qeveria po ‘ua gjuan topin’ komunave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Lipjanit mund t’i humbasë shumë projekte nëse vendosen të falën 100 euro nga Tatimi në Pronë.Ndonëse nuk shprehet kundër faljes së këtyre mjeteve, kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti thotë se telashet do të jenë të mëdha.

Kreu i kësaj komune, thotë se ekzekutivi ka dashur ta hedh “topin” komunave me këtë vendim.Ai tregon se mjetet tashmë janë dedikuar për projekte kapitale.

Ahmeti deklaroi se Qeveria nuk është dashur që ta rrisë normën në pronë, nëse ka pasur për qëllim mirëqenien e qytetarëve.“Në fakt, askush nuk jemi për mos me i fal, do të ishte dhe do të ndiheshim mirë t’i falim, por proceduralisht është e pamundur me i zbatu, ligji ka defektet e veta, unë mendoj që më mirë është dasht Qeveria të mos e rris normën e tatimit në pronë sesa njëherë ta rris normën e pastaj ta gjuan topin të komunat hajde urdhëroni falnja”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se të hyrat që vijnë nga tatimi në pronë, janë dedikuar për investime kapitale.Disa projekte, Ahmeti thotë se janë në zhvillim e sipër e disa për vitin e ardhshëm.

“Këto të hyra që vijnë prej tatimit në pronë ne i kemi koduar dhe i kemi fut në projekte të caktuara, një pjesë ë këtyre mjeteve që na i grumbullojmë prej tatimit në pronë janë të dedikuara për zhvillimin e projekteve dhe tash në momentin që t’i i falë, automatikisht do të dështojnë krejt këto projekte të cilat janë parapa këto të hyra buxhetore, mendojmë është tërësisht e padrejtë, mendoj që Qeveria është dashtë me gjet një zgjidhje tjetër e jo me e qitë topin tek komunat sepse është definitivisht problematike në momentin kur t’i i tërheq mjetet nga pozicionet buxhetore të cilat i ke kodu dhe i ke projektu projektet që janë në zhvillim e sipër ose ato qe pritet me ndodh vitin e ardhshëm”, u shpreh tutje Ahmeti, teksa thotë se për faljen e 100 eurove do ta presë vendimin e
Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese si Asociacion i Komunave të Kosovës dhe presim vendimmarrjen në Gjykatë Kushtetuese, në rast se natyrisht ligji i jepet plotshmëria nga kushtetuesja, do ta rishikojmë këtë mundësi edhe pse jam shumë i bindur që do të na shkaktoj telashe të jashtëzakonshme”, thotë Ahmeti.

Kreu i Lipjanit ka hedhur edhe akuza në drejtim të Qeverisë, për të cilën thotë se e ka rritur normën e Tatimit në Pronë pa asnjë konsultim me komunat.Thotë se ekzekutivi nuk e ka hallin tek qytetari.

“Nëse kaq shumë paska interesin e qytetarëve për me i fal 100 euro, atëherë le t’i fal qeveria pse e qet te komunat, le t’i subvencionon këto mjete buxhetore dhe le t’i fal por e para punës ka mujt mos me i rrit fare, pa asnjë lloj konsultimi me asnjë komunë është rrit norma e tatimit në pronë, besoj e dimë të gjithë dhe pasi e ka pa defektin e rritjes ka ardh në një momentum që dëshiron t’ia gjuajë komunave topin që le t’i falin komunat. Në fakt komunat mund të mos i obligojnë nga vitet e ardhshme po jo t’i falin sepse ligji nuk e lejon këtë situatë, prandaj ne kemi kontestimet tona dhe presim nga gjykata kushtetuese me marrë vendim”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë