Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

23-vjeçarja në Gjermani vret vajzën që dukej si ajo për ta falsfikuar vdekjen: Arrestohet edhe një kosovar

02/09/2023 - 15:26
në Lajme
A A
23-vjeçarja në Gjermani vret vajzën që dukej si ajo për ta falsfikuar vdekjen: Arrestohet edhe një kosovar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një 23 vjeçare irakiane që jeton në Gjermani dyshohet se e ka vrarë një vajzë tjetër, e cila i ngjasonte shumë, në një përpjekje për ta falsifikuar vdekjen e saj. Ajo madje, dyshohet se e ka pasur edhe një bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë për të cilin raportohet se është një 24 vjeçar nga Kosova.

Siç shkruan mediumi i njohur “The Guardian”, vajza e identifikuar si Shahraban Kh-B, dyshohet që ka vrarë viktimën e cila ishte gjetur e gjakosur në një veturë të tipit Mercedes gjatë gushtit të vitit të kaluar, në Ingolstadt të Gjermanisë.

Disa familjarë të saj madje kishin identifikuar trupin, por më pas raporti i autopsisë kishte ngritur pikëpyetje për shkak të disa tatuazheve që nuk mund të identifikoheshin.

Viktima raportohet se quhet Khadidja O., një 23 vjeçare e cila punonte si blogere, dhe po ashtu jetonte në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë.

Të dyja, siç shkruan tutje, dukeshin shumë të ngjajshme me njëra tjetrën pasi që kishin flokë të gjata të me ngjyrë të zezë dhe aplikonin një formë të njëtë grimi.

Prokurorët e shtetit në Ingolstadt po ashtu kanë treguar se e dyshuara, Shahraban, po ashtu akuzohet se e ka paguar një person, të identifikuar vetëm me “A”, rreth 10 mijë euro për ta vrarë vëllanë e bashkëshortit të saj.

Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej pesë mijë euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen. “The Guardian” raporton se ajo e ka pranuar këtë akuzë.

Një 24 vjeçar kosovar, i quajtir Sheqir K, po ashtu akuzohet si bashkëpunëtori i Shahraban Kh-B, duke ndihmuar në vrasje. Edhe ai pritet që të gjykohet.

Sheqiri akuzohet gjithashtu për “nxitje në vrasje”, pasi që mediumi raporton se ka dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast te një shok të cilin e kishte takuar në burg dhe u përpoq që ta binde që t’i vrasë ata. Madje, thuhet se kishte premtuar edhe pagesë për këtë.

Derisa i burgosuri ka refuzuar ofertën, 24 vjeçari kosovar ka mohuar këtë akuzë.

Tutje, thuhet se Shahraban KH-B dhe Sheqiri do të dalin të dy në gjyq për vrasje dhe tentativë për nxitje në vrasje.

Sipas Veronika Grieser, nga Zyra e Prokurorit në Inglostadt, një hetim njëvjeçar i policisë ka çuar deri te çështja e cila do të jetë tani në gjykatë.

“Sipas hetimit, e akuzuara bashkë me të akuzuarin, të cilin ajo e kishte njohur vetëm në atë kohë, kishin marrë vendimin që ajo të zhdukej dhe ta falsifikonte vdekjen e saj, në mënyrë që të fillonte një jetë të re.” – ka deklaruar ajo.

Motivizimi i saj, raportohet se ka ardhur pas një “dëshire” që të ikë nga familja e saj. Sipas Prokurorit të Shtetit, ajo u kishte shkruar një numri vajzash në rrjetin social Instagram, duke shqyrtuar ato që dukeshin më të ngjajshme në pamje me të.

Khadidja K, viktima raportohet se kishte pranuar një mesazh nga një llogari tjetër në Instagram, por që e posedonte Shahraban K, ku i ofronte asaj një tretman falas në studion e saj kozmetike.

Në këmbim të kësaj, viktima do t’i ofronte publicitet lokalit. Të dyja, u takuan më 16 gusht në Eppingen.

Shahraban Kh-B dhe Sheqir K e morën viktimën nga shtëpia e saj në një Mercedes të Zi, dhe kishin bërë një ndalesë gjatë udhëtimit. Ata raportohet se e kishin bindur viktimën që të dalë nga vetura.

“…ata vazhduan me planin e tyre, duke e goditur në pjesën e pasme të kokës së saj të paktën një herë, ndërsa kur ra në tokë, e vranë duke e therur 56 herë me thikë.” – ka deklaruar Grieser.

Po ashtu, arma me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur ende. Dy të akuzuarit, pas vrasjes kanë parkuar veturën në një rrugë pranë shtëpisë së Shahraban Kh-B pranë lumit Danub, aty ku prindërit gjetën trupin e vajzës për të cilin kishin dyshuar se ishte fëmija i tyre.

Më shumë se 190 dëshmitarë pritet që të ftohen në gjykim. Po ashtu, gjurmën e ADN-së dhe bisedat në telefon kanë sjellur në provat kryesore përmes së cilave edhe janë ndërtuar akuzat.

Dyshja raportohet se mund të burgosen përjetësisht nëse dënohen, ndërsa data për gjykimin nuk është vendosur ende .

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë