Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana i zë kompanisë “BTP Holding” në Mitrovicë e Vushtrri mallra ilegale në vlerë mbi 10 mijë euro, shqipton gjobë të madhe

02/09/2023 - 21:12
në Kryesore, Lajme
A A
Dogana i zë kompanisë “BTP Holding” në Mitrovicë e Vushtrri mallra ilegale në vlerë mbi 10 mijë euro, shqipton gjobë të madhe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Por, për të parë se sa është sasia reale e cigareve elektronike që e mbajnë në lokale, ekipi i “Betimit për Drejtësi”, i ka raportuar këto gjetje tek Dogana e Kosovës, që ka për detyrë luftimin e kontrabandës.

Bazuar në gjetjet e “Betimit për Drejtësi”, të shtunën e 29 korrikut, Dogana ka mbledhur Njësitet Antikontrabandë.

“Sot sektori antikontrabandë ka pranuar informata brenda Doganës së Kosovës se në disa qytete më konkretisht në 7 lokacione në Kosovë, shiten cigare elektrike apo Heets pa mbulesë dokumentacioni. Me të marrë informatën duhet të shkojmë dhe t’i verifikojmë këto 7 lokacione dhe të kryhen kontrolla detaje. Nuk është e thënë të kryhet vetëm për cigare Heets apo elektrike por të gjitha parregullësitë që hasen të merren veprimet e nevojshme”, thotë Bekim Shala, shef i Njësisë Antikontrabandë.

Aksioni i parë është zhvilluar në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Fillimisht, ekipet janë ndalur tek kompania më e madhe ajo “BTP Holding”, në dy lokacione, në hyrje të Vushtrrisë dhe afërsi të stacionit të trenit në Mitrovicë.

“Jemi për kontrollë, prej Doganës kemi ardhë. Kush është pronari këtu ose menaxheri”, e njofton Shenoll Topurlak, shef i Njësisë Antikontrabandë.

“Zyrtari doganor: Ne jemi prej Doganës së Kosovës, Njësiti Antikontrabandë, e kemi një kontrollë për cigare pa banderola. A keni diçka.?

Punëtorja: Cigare këto.
Zyrtari doganor: Atëherë na do ta realizojmë një kontrollë, ma jep certifikatën e biznesit”, vijon Artijan Gjonbalaj, shef i Njësisë Antikontrabandë.

Ajo çka vërehet në pikën e kësaj kompanie në Vushtrri, është që të gjitha llojet e cigareve liheshin të ekspozuara pa pasur drojën se të njëjtat mund të shiheshin nga zyrtarët qoftë doganor apo policor.

Pas gjithë kësaj sasie të zënë pa dokumente, ajo çfarë i intereson biznesit, është nëse ka ndonjë formë që lënda të mos dërgohet në gjykatë.

Të ngjajshme

Betimi për Drejtësi 328: Tregu ilegal i cigareve elektronike

2 Sht, 2023, 20:38

Dogana zë cigare elektronike të kontrabanduara në tri…

2 Sht, 2023, 20:32

Kioska ilegale kërcënoi ekipin e “Betimit për Drejtësi” pas…

2 Sht, 2023, 20:26

“Punëtori i “BTP Holding”: A ka naj zgjidhje për këto që mos me shku letra në gjykatë?
Zyrtari doganor: Jo, në gjykatë nuk shkon, kjo shkon së pari në kundërvajtje, në vlerësim nëse kalon vlerë mbi 5 mijë euro të taksave atëherë shkon në Prokurori. Prokuroria mandej vendos”, sqaron Shenoll Topurlak, shef i Njësisë Antikontrabandë.

Pas përfundimit të kontrollës, doganierët kanë numëruar gjithsej 187 pako dhe katër pajisje.

“Gjatë bastisjes sot në këtë lokacion kemi hasur në cigare Heets pa banderola dhe nuk i kanë zhdoganuar sipas rregullave të doganës. Të gjitha këto tash do të konfiskohen përkohësisht deri sa t’i dërgojmë në sektorin e vlerës për caktimin e vlerës”, thotë Shenoll Topurlak, shef i Njësisë Antikontrabandë.

Ndërsa, në Mitrovicë sasia e mallit të konfiskuar është 56 boksa me nga 10 pako dhe 4 aparate.

“Të gjitha janë pa dokumentacion, pa banderola dhe shumica siç e pamë janë nga Maqedonia Veriore”, sqaron doganieri Gjonbalaj.

Menaxherët e pikave nuk ka dashur të flasin për këtë, megjithatë në arsyet e dhëna tek doganierët janë arsyetuar se importimi i tyre nuk bëhet zyrtarisht, andaj furnizohen ilegalisht.

“Pronari nuk ka qenë këtu por vetëm menaxheri, ai nuk ka jep arsyetime por arsyeja e këtij përdorimi është se është duke u përdorur shumë në Kosovë tash dhe në Kosovë nuk është duke u importuar nga asnjë kompani”, shton Topurlak.

Nga të dy këto pika të kompanisë se naftës “BTP” janë konfiskuar gjithsej 48 mijë e 700 copë cigare dhe 8 aparate.

Bazuar në vlerësimin e Njësisë së Riskut, vlera e mallit është 5 mijë e 749 euro dhe e taksave doganore 4 mijë e 759 euro.

Si rrjedhojë, biznesit i është shqiptuar gjoba prej 4 mijë euro. /BetimipërDrejtësi

Artikulli i plotë: https://betimiperdrejtesi.com/dogana-i-ze-kompanise-btp-holding-mallra-ilegale-ne-vlere-mbi-10-mije-euro/

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë