Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: 34 inspektorë s’mund t’i monitorojnë 60 mijë kompani të ndërtimit, shqetësuese siguria e punëtorëve

03/09/2023 - 10:36
në Lajme
A A
Azemi: 34 inspektorë s’mund t’i monitorojnë 60 mijë kompani të ndërtimit, shqetësuese siguria e punëtorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kërkuar të rritet numri i inspektorëve që monitorojnë kompanitë e ndërtimit, pas rritjes së rasteve të vdekjes së punëtorëve në vendpunishte.

Azemi ka thënë se siguria e punëtoreve në vend është shqetësuese, pasi sipas tij mbi 80 për qind e kompanive nuk e respektojnë ligjin për pajiset e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Kryetari i kësaj sindikate theksoi se për çështjen e punëtoreve të sektorit privat faj kanë edhe qeveritë e kaluar, pasi nuk janë marrë sa duhet me këtë sektor.

“Punëtoret e sektorit privat të Kosovës e në veçanti për çështjen e sigurisë pjesë e fajit janë edhe qeveritë e më hershme sepse ne kemi qenë gjithherë aktiv dhe kemi kërkuar nga ta që të merren më seriozisht me këtë çështje. Cilat janë hapat që duhet të merren, së pari ne e kemi humbur hapin dhe në rend të parë unë mendoj që numri i inspektorëve do të jetë shumë më i madh. Në moment kur vërehet që në një kompani që nuk i ka masat mbrojtjes adekuate siç i thotë ligji, ajo kompani menjëherë duhet që të mbyllet dhe përderisa mos t’i sanoj çështjet që kanë të bëjë me ligjin ajo duhet që të mbyllet”, ka thënë Azemi.

“Jemi të vetëdijshëm dhe po shohim që diku mbi 80 për qind e kompanive nuk e respektojnë pajiset e sigurisë dhe shëndetit në punë. Shpesh herë që po i obligojnë punëtoret dhe punëtorët nuk po mbaj pajiset. Por ligji thotë në moment kur punëtori nuk do ta vejë pajisen në trupin e tij për mbrojtje ai duhet të shkojë në shtëpi kjo nuk po ndodhë”, tha ai.

Azemi ka thënë se numri prej 34 inspektorëve sa është aktualisht e kanë të pa mundur t’i inspektojnë mbi 60 mijë kompani ndërtimi në Kosovë.

Sipas tij, numri i inspektorëve duhet të jetë 250 për të pasur monitorim të duhur.“Duhet që të jemi të vetëdijshëm që me këtë numër të inspektorëve që për momentin janë aktiv dikun 33 ose 34, është një numër për të cilin këta edhe nëse bëjnë punë mbi hyjnore nuk mund të ja arrijnë që t’i kryejnë obligimet që i kanë ndaj organit që i ngarkon. Nuk mundet sepse po t’i vizitosh 60 mijë kompani me 34 inspektor të cilët duhet ta monitoroj ligjin e punës, marrëveshjen kolektive, ligji mbi sigurimet shëndetit në punë dhe shtatë a tetë ligje të tjera me 34 inspektor kjo është diçka sikur të marrësh në deti një lugë ujë. Unë mendoj që për ta monitoruar mirë këtë çështje minimumi i inspektoratit të punës në 200-250 inspektor as një herë nuk do të mund ta kryejnë detyrën që duhet ta kryejnë”, tha ai për EO.

Sipas statistikave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti në vendin e punës kanë vdekur 18 persona, ku pjesa më e madhe e rasteve kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë, sipas tyre këto janë shifrat më të larta që janë regjistruar në një periudhë shtatëmujore.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë