
Nga sot ka nisur fillimi i zbatimit të vendimit të komunës së Mitrovicës, që e diela të jetë ditë pushimi për bizneset, me përjashtim të disa kategorive të domosdoshme të tyre.
Por ky vendim nuk po gjen zbatim të duhur, pasi që disa biznese po punojnë, ani pse një gjë e tillë iu ndalohet me vendim.
Lexues të Veriu.Info ka dërguar pamje nga fshati Kçiq, ku shihet se mobileria ‘Gezimi Home’ dhe ky market janë duke punuar sot.
Ndryshe, pikërisht nga fshati Kçiq vjen edhe drejtori i inspeksionit në komunën e Mitrovicës V.B., i cili sot ishte së bashku me inspektorët e drejtorisë së tij në inspektim te biznesi INTEREX të cilin e dënuan me 3 mijë euro pse ishte i hapur sot.
Se a do të zbatohet i njëjti standard edhe tek këto dy biznese në Kçiq, mbetet të shihet!












