Nga sot e deri në qershor, dita e diele është ditë pushimi në bazë të një rregulloreje komunale për shumicën e bizneseve në Mitrovicë, përfshirë edhe marketet.
Për shkak të mos zbatimit të kësaj rregulloreje, sot inspektorët komunal kanë gjobitur me 3 mijë euro marketin INTEREX në Zhabar të Mitrovicës.
Por çështja e (mos) funksionimit të markeve po del të jetë pak e ndërlikuar të dieleve në Mitrovicës. Pronarë të marketeve që po e zbatojnë rregulloren komunale janë ankuar në redaksinë e VeriuInfo, që sipas tyre, është duke u prishur konkurrenca nga marketet që funksionojnë në kuadër të pikave të pompave të derivate, të cilat po funksionojnë normalisht.
VeriuInfo ka dërguar në terren ekipin e gazetarëve, ku ka parë nga afër se të paktën marketet e dy prej pompave të derivative më të mëdha janë duke funksionuar normalisht.
Pra, marketet e kompanisë së derivative HIB Petrol dhe Shell në Shupkovc të Mitrovicës kanë punuar sot, siç edhe mund t’i shihni kuponët fiskal për të lëshuar nga nga marketet e këtyre bizneseve.














