Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hisen Berisha në Kuvend: Kryeministër ti vodhe mbi 50 milionë në kontrata një burimore, e me siguri qindra miliona në emër të subvencioneve, grandeve e transfereve

04/09/2023 - 16:17
në Kryesore, Lajme
A A
Hisen Berisha në Kuvend:  Kryeministër ti vodhe mbi 50 milionë në kontrata një burimore, e me siguri qindra miliona në emër të subvencioneve, grandeve e transfereve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fjala e deputetit Hisen Berisha në seancën që u sabotua nga mazhoranca

I nderuar kryeministër – “zhengreli baba”, ata që u rrethojnë dhe kujdesen për propagandën dhe imazhin tuaj mashtrues, kanë bërë shumë të dukeni engjëll. Por, për një kohë të shkurtë në qeverisje na dole vet djalli.

E vërtet se ka pasur korrupsion edhe në qeveritë tjera, por jo kaq hajni, e kaq abuzime me paranë publike.

Përderisa, në qeveritë tjera kishte pasur korrupsion, por kishte qenë kryesisht në dëm të operatorëve ekonomike, si për shembull ishte ndarë buxheti për një projekt – 5 milionë euro dhe ishte fitua me 4.5 milionë!

Atëherë mbikëqyrësit e ndonjë zyrtar, kishte ndodhur të zhvatin 5-10 për qind, ta detyrojnë operatorin ekonomik ta kryej projektin me 4 milionë, që kryesisht ka shkua në dëm të operatorit ekonomike, por jo në dëm të buxhetit, e as të projektit.

Ndërsa ti kryeministër se nuk po di a me të quajt “Zhengerli Baba“ apo “Ali Baba me 40 cubat” e tu, sepse dy epitetet po të shkojnë për vepër, po e dëmton buxhetin e paren publike duke e vjedh, e duke e zhvat.

Së fundmi “Cubja” e jote, ministrja Nagavci bashkë me ty, po i vjedhin 5-6 milionë nga sigurimi i librave për filloristët që është buxhetuar nga ju me 4.3 milionë, kurse oferta nga shtëpitë botuese ishte 4.8 milionë! Kurse tani ju e rritët buxhetin mbi 6.3 milionë për nivelin 1 deri në 5, nga 80 euro për libra, kurse 6.6 milionë për nivelin 6 deri në 9, nga 30 euro për pajisje lapsa e fletore, apo më saktë në 13 milionë shtesë! Nëse kemi 210 mijë nxënës të ndarë në 110 mijë nga klasa 1 deri 5, dhe 100 mijë nga klasa 6 deri në 7, atëherë nëse nga 30 euro nuk po ma qet se kemi të bëjmë me 100 mijë nxënës, duhet të jenë më saktë mbi 300 mijë. Pra kemi të bëjmë me vjedhje të hapur.

“Zhengerli Baba” apo “Ali Baba me cuba“, a po mendon se je aq hajn i sofistikuar, sa që opozita e populli mos me të kuptua a?

Ti e cubja jote ministrja Nagavci, e anuluat tenderin me ofertën 4.8 milionë, sepse kompania e lidhur me ju ministre CUBE, “Albas” nuk arriti të marr pjesë në tender.

Kështu që me qëllim që ajo të marr tregun e shitjes se librave në Kosovë, dhe si korrupsion, diferencën në mes të buxhetimit tuaj 4.3 milionë. apo 4.8 milionë sa ofruan shtëpitë botuese në Kosovë, me buxhetimin tuaj prej 13 milionë, aq sa do të kushtoj çmimi i librave tani, do ta vidhni me kompaninë hajdute, financuesen tuaj informate nga Shqipëria.

Kështu, ju Albin baba e cubat e tu, do të vjedhni atë shumë që bën diferencën në mes të buxhetit 13 milionë dhe ofertës për botimin e librave 4.3 milion.

Ju “Zhengerli Bad” apo “Ali Bab me cuba” se po e kam problem cilin epitet ta jap, sepse të dy epitetet po të shkojnë për shtati, vjedhtë edhe në rezervat e shtetit në grurë, vaj e sheqer, vjedhtë bukën e popullit, vaj nuk erdh fare, ndërsa me grurë i vjedhtë 40 për qind.

Sepse në kohën kur ti e bleve grurin çmimi në bursë ishte 275 euro për ton, ti e bleve me sekserin tënd “Ridin” me 483 euro tonin.

Do të thotë rreth 2 milionë e 600 mijë euro, hajni i bëtë me një veprim korrupitv, në bukë të popullit.

Kurse për litër të vajit, këta personazhet tuaj të Orwellit, me gjuhën e shifrave, provuan t’i bindin qytetarët se si ju e kontraktuar litrën e vajit për 1.1 euro, kur gjoja litri vajit në Kosovë kushtonte afër 3,39 euro! Po çfarë rëndësie ka sa euro e kontrakton nëse vaji s’ka ardhur fare.

Ti vodhe në rrymë “Ali Baba”, ja ndale operatorit të licencuar hidrocentralin, ku e kishe rrymën me 63 euro megavatin, gjatë gjithë kohës së importit të rrymës dhe e bleve me 288 euro megavatin!

Edhe nga kjo aferë korruptive, në ditë 40-50 milionë euro të shkuan në xhep ty e diplomatit tënd.

Ti vodhe mbi 50 milionë në kontrata një burimore, e me siguri qindra miliona në emër të subvencioneve, grandeve e transfereve.

Ndalu kryeministër me cubat e tu se ky popull nuk duron më!

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë