
Analisti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së të cilët nuk kanë reaguar ndaj ministrit Aleksandar Vulin i cili nderoi Millosheviqin në përvjetorin e vdekjes.
Ai ka krahasuar këtë mos reagim të tyre, me rastin e renovimit të shtëpisë së Xhafer Devës, ku zyrtarët e BE-së ishin kundër.
“po heshtin tash sa ditë ndaj ministrit të Vuçiqit, Vulin, i cili nderon Milosheviqin në përvjetorin e vdekjes, si pjesë e trashëgimisë gjenocidale të Serbisë. Dyfytyrësia e Brukselit s’ka fund”, ka shkruar mes tjerash Mushkolaj.
Postimi i plotë:
Zyrtarë të Bashkimit Europian janë treguar të zëshëm kundër renovimit të shtëpisë së Xhafer Devës, si pjesë e trashëgimisë kulturore. Madje, kanë kritikuar edhe aksionin e policisë kosovare për luftimin e kontrabandës në veri. Por po heshtin tash sa ditë ndaj ministrit të Vuçiqit, Vulin, i cili nderon Milosheviqin në përvjetorin e vdekjes, si pjesë e trashëgimisë gjenocidale të Serbisë. Dyfytyrësia e Brukselit s’ka fund.












