Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdullahu për deklaratën e Osmanit: Degradim, para se t’i mbajë leksione Macronit, presidentja mos t’i lë qytetarët pa viza e me masa ndëshkuese

05/09/2023 - 14:49
në Lajme
A A
Abdullahu për deklaratën e Osmanit: Degradim, para se t’i mbajë leksione Macronit, presidentja mos t’i lë qytetarët pa viza e me masa ndëshkuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa ka folur për politikën e jashtme dhe raportet me ndërkombëtarët, ajo ka thënë se nëse atyre nuk iu pëlqejnë vendimet apo veprimet e institucioneve të Kosovës, nuk duhet ta ndëshkojnë popullin e Kosovës.

Osmani ka thënë kështu duke iu referuar liberalizimit të vizave si padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës, për shqyrtimin e të cilit ka folur së fundmi presidenti francez Macron.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se është e vërtetë që Kosova ka popullin më pro evropian, por që tash e sa kohë këtë nuk po përfaqësojnë Qeveria dhe Presidenca dhe i kanë deformuar raportet me SHBA-të e BE-në.

“Populli i Kosovës është më pro-evropiani, konstaton Presidentja Osmani – kjo është e vërtetë, po aq sa është e vërtetë edhe tjetra, të cilën ajo nuk e thotë se, tash sa kohë institucionet e Kosovës, sidomos Qeveria dhe Presidenca, nuk po e përfaqësojnë këtë mendësi. Përkundrazi, në raport me ShBA-n dhe BE-në e kanë deformuar këtë marrëdhënie si kurrë më parë”, thotë ai.

Sipas Abdullahut, sipas deklarimit të Osmanit për Macronin, i bie që Kurti dhe Osmani po e mbrojnë popullin e Kosovës nga gjërat e këqija që BE e SHBA po thurin kundër tij.

““Për më keq, nëse dëgjohet me vëmendje ajo çfarë thotë Presidentja, për deklarimin e Presidentit francez, i bie se për qytetarët e Kosovës BE-ja dhe SHBA-ja ka kohë që po përgatisin gjëra të këqija për Kosovën, po falë Zotit këtu janë Kurti dhe ajo vet e po na mbrojnë nga këto të këqija që po u gatuakan kundër nesh”, vlerëson ai për Gazeta Blic.

Zëdhënësi i PDK-së shton se kjo mendësi politike është degradim i rrezikshëm për ekzistencën normale të vendit dhe se Osmani para se ta mësojë Macronin se si mund të ndëshkohet një shtet e popull, duhet të bëjë politika që qytetarët të mos mbesin pa viza e të mos kenë masa ndëshkuese.

“Kjo mendësi politike, tash sa kohë e institucionalizuar në Kosovë, është degradim i rrezikshëm për jetën demokratike dhe për vetë ekzistencën normale të vendit tonë. Para se Presidentja t’i mbajë leksione Macronit se si ndëshkohet një shtet e si mund të ndëshkohet një popull, është mirë ajo të bëjë politika koordinuese, sidomos me SHBA-të, që qytetarët të mos mbesin pa viza dhe Kosova të mos futet nën masa të reja ndëshkuese”, deklaron Faton Abdullahu./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë