
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Kosova i ka eksportuar 10 milionë euro rrymë.
Molliqaj pyeti se si ka mundësi që Kosova gjatë janarit të eksportojë rrymë në vlerë prej 10 milionë eurosh.
Sipas tij Kosovë në mes të krizës energjetike eksportoi 10 milionë euro rrymë.
Ai pyeti se nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë elektrike është më i ulët, atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë muajit shkurt.
Postimi i plotë:
KOSOVA, NË MES TË KRIZËS ENERGJITIKE, EKSPORTON 10 MILIONË EURO RRYMË
Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në peak-un e saj 1300mËh, ndërsa ka prodhur rreth 650mËh në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?
Nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë shkurtit, kur tashmë B2 ka qenë në funksion, shpenzimi ka qenë i njëjtë sepse temperaturat atmosferike kanë qenë po aq të ulëta sa në janar?.












