Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria Gjermane: Qëndrimi ynë për liberalizimin e vizave për Kosovën mbetet i pandryshuar

06/09/2023 - 11:24
në Lajme
A A
Qeveria Gjermane: Qëndrimi ynë për liberalizimin e vizave për Kosovën mbetet i pandryshuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Qeveria Federale e Gjermanisë që drejtohet nga kancelari, Olaf Scholz, kanë thënë se qëndrimi i Berlinit zyrtar për liberalizimin e vizave për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.

Besnik Velija

Nga Qeveria Gjermane kanë thënë se mbështesin vendimet për liberalizim të vizave që i përkasin Këshillit të Bashkimit Evropian, e që i garantojnë Kosovës lëvizjen pa viza nga 1 janari 2024.

“Qëndrimi gjerman mbetet i pandryshuar: Ne mbështesim vendimet për liberalizimin e vizave që i përkasin Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane në pyetjet e Gazetës Express se a do të ndodh liberalizimi më 1 janar 2024 dhe nëse ka gjasa të shtyhet si pasojë e dialogut Kosovë-Serbi.
Këshilli i Bashkimit Evropian më 9 mars të këtij viti kishte marrë vendim për t’i dhënë dritën jeshile për udhëtim pa viza në Zonën Schengen.

“Këshilli sot miratoi qëndrimin e tij në leximin e parë për lëvizjen pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian ku 1 janari 2024 përmendet si kohë kur fillon zbatimi i vendimit.

Qëndrimi i Berlinit zyrtar për liberalizimin e vizave vjen pas paralajmërimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë ndryshim sa i përket politikës së vizave në rast se Kosova dhe Serbia tregohen të papërgjegjshme karshi dialogut dhe situatës në veri të Kosovës.

Kreu i shtetit francez kishte thënë se një qëndrim të tillë e ndajnë bashkë me Gjermaninë dhe se do të qëndrojnë vigjilent sa i përket kësaj çështje dhe në përgjithësi rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne do të vazhdojmë të jemi shumë vigjilentë për situatën e sigurisë dhe atë politike në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, ne kemi ndërtuar me Gjermaninë një udhërrëfyes të ri dhe një propozim të ri për mospajtimet që kanë Serbia dhe Kosova. Unë besoj se ky udhërrëfyes është i mirë. Ai u mbështet nga  negociatori evropian dhe përfaqësuesi ynë. Prandaj ne jemi duke pritur një riangazhim të qartë nga të dy palët, e kam fjalën për riangazhim për zgjedhjet e pritura komunale, një riangazhim serb lidhur me institucionet, njohje të komunave, veçanërisht në veri nga ana e institucioneve kosovare, një qetësim të situatës, dhe e them këtë sepse Franca dhe Gjermania janë të përkushtuara dhe kanë pasur një hapje, në veçanti ndaj politikës së vizave apo në elementë të tjerë ekonomikë, të cilët mund të rishikohen nëse nuk do të ketë politikë të papërgjegjshme nga të dy palët. Por ne do të vazhdojmë me partnerët tonë gjerman që të jemi shumë vigjilent për këtë çështje dhe për gjithçka që lidhet me stabilitetin e  Ballkanit Perëndimor”, kishte deklaruar presidenti i Francës gjatë një adresimi para ambasadorëve francez nëpër botë.

Ndaj një paralajmërimi të tillë të Macron kishte reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se nëse ndodh shtyrja e liberalizimit, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje” të procesit të dialogut.

Ndërkohë dje gjatë ditës ka pasur raportime në media se Gjermania s’qëndronë në vijë të njejtë me Macronin për vizat dhe se presidenti francez e kishte thënë një deklaratë të tillë pa konsulta me Gjermaninë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë