Një shtëpi e re filloi të ndërtohet në veri të Mitrovicës, aty do të jetojë familja Rrakateli, prej ku u larguan 24 vjet më parë.
Iu kemi tregu fëmijëve gjithmonë i kemi sjellë ktu, iu kemi thanë kjo është toka jonë edhe kemi me u kthy një ditë edhe kjo tash po bëhet realitet”, tha Erkan Rrakateli.
Me komshinjtë e ri, të nacionalitetit serb, ata thanë se presin të kenë marrëdhënie të mira, derisa bënë thirrje që të gjithë shqiptarët që nuk i kanë shitur tokat e tyre të kthehen për të jetuar në atë lagje.











