Javën e kaluar është sulmuar me bombë shtëpia e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të ndëmarrjes Trepça, e cila ishte hedhur në oborr e tij, duke i shkaktuar dëme materiale, sidomos në dy veturat që gjendeshin të parkuara në oborr.
Prokuroria Themelore dje ka njoftuar se është bërë arrestimi i një personi me inicialet F.B, që dyshohet se sulmoi me granatë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.
Burime tëVeriu.info nga Prokuroria e Mitrovicës bëjnë të ditur se i arrestuari Ferit Bala, i cili është punëtor i sigurimit fizik në Trepçë.
Veriu.info ka arritur të siguroj foton e të arrestuarit Ferit Bala.

Siç mëson Veriu.info, i arrestuari për sulmin me bombë, Ferit Bala, ka qenë i arrestuar dhe paraburgosur në vitin 2021 për sulmin ndaj Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Enes Abdurrahmani, që ishte bërë asokohe sapo kishte marrë detyrën për drejtimin e kësaj ndërmarrje.












