Në platformën elektronike “LETËRNJOFTIMI I KOMUNAVE”, sot Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025. Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2023.
Nga gjithsej 1,816 premtime të 27 kryetarëve të komunave, 473 premtime (26%) janë përmbushur, 285 premtime (16%) janë gjysmë të përmbushura, 422 premtime (23%) janë të filluara, dhe 636 (35%) e premtimeve mbeten të pa filluara.
Shkallën më të lartë të përmbushjes së premtimeve zgjedhore në përqindje, e ka edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, raporton Veriu.info.
GAP ka theksuar se kryetari Idrizi nga 51 premtime të tij të dhënat në fushatë parazgjedhore, i ka përfunduar së përmbushuri 27 prej tyre, që i bie se ai i ka përmbushur plotësisht mbi gjyshmën.
Veriu.info ka analizuar statistikat e publikuara nga GAP, ku del se përveç Ferit Idrizit, asnjë kryetar tjetër nuk i ka përmbushur plotësisht (përfunduar) mbi gjysmën e premtimeve. (Shiko statistikat: KLIKO
Ndërsa, prej 24 premtimeve tjera të Ferit Idrizit, 4 janë gjysmë të përfunduara, 8 janë të filluara, ndërsa 12 ende nuk kanë filluar.
Ndër premtimet e Idrizit, ishin “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin mësimor, Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në institucione shkollore edhe në këtë vit shkollor 2022/23”.
“Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në institucione shkollore dhe këtë vit (2022) janë angazhuar edhe katër mësimdhënës shtesë për të mbuluar mësimin për nxënës me nevoja të veçanta”.
Premtim tjetër i realizuar i Idrizit është edhe organizimi i kuizit të diturisë në vitin shkollor 2022/23 me klasa të pesta, klasa të nënta dhe klasa të dymbëdhjeta. Kuizi është mbajtur në lëndët përfshirëse: Gjuhë shqipe, Matematikë, Njeriu dhe Natyra. Garat e diturisë për klasat e IX-ta janë mbajtur me datë: 10.05.2023 dhe me 15.05.2023, lëndët: Gjuhë shqipe, Histori, Biologji, Kimi, Teknologji. Garat e diturisë për klasat e XII-ta të Gjimnazit janë mbajtur më datë: 11.05.2023 dhe me 12.05.2023, në lëndët shkencore: Biologji dhe Kimi.











