Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i AAK-së: Albin Kurti s’po na lë rrugë ka të shkojmë, na prishi me krejt- na kanë mbet vetëm shtetet e Afrikës

08/09/2023 - 09:48
në Lajme
A A
Deputeti i AAK-së: Albin Kurti s’po na lë rrugë ka të shkojmë, na prishi me krejt- na kanë mbet vetëm shtetet e Afrikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë nga 6 tetori i vitit 2022 kishte mbetur pa ministër pasi kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, Rifat Latifi.

Më 26 dhjetor të 2022-tës kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar sërish Arben Vitin, Ministër të Shëndetësisë.

Vitia e kishte lënë detyrën për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të LDK-së.

Tash e 9 muaj udhëheqjen e këtij dikasteri nga ministri Vitia e ka komentuar për Front Online deputeti i AAK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj tha se shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet i Qeverisë.

Ai thotë se lëvizja nga një ministër tek tjetër nuk është realizuar me performancë të mirë.

Deputeti Dreshaj tha se momenti i fundit është shëndetësia të bëhet prioritet.

“Dikasteri i shëndetësisë kurrë nuk ka qenë prioritet i qeverisjes deri më sot e as në këtë qeverisje kjo e ilustron përmes rastit të riciklimit të ministrit Vitia, pastaj emërimi i ministrit i cili qëndroj 2-3 muaj pastaj 3 muaj ishte pa ministër fare shëndetësia, emërimi i komisionit që e menaxhonte vetë kryeministri krejt këtë eksperimente të bërë në shëndetësi nuk kanë rezultuar me një performancë të caktuar. Shëndetësia është momenti i fundit që duhet të jetë prioritet për vendin që të kemi performancë dhe qytetarët të marrin shërbimet që duhet”, thotë Dreshaj.

Ligji për Shëndetësinë/ Dreshaj: Unë do ta përkrah anipse opozita ka marr vendim për mospërkrahjen e Qeverisë

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në intervistën për Front Online ka folur edhe për Ligjin për Shëndetësinë.

Ai ka thënë se ky ligj nuk dihet se në cilën fazë është dhe nuk pritët të vjen këtë vit.

Deputeti tha se anipse opozita ka marr vendim mos ta përkrah qeverinë, ky personalisht do ta mbështes ligjin.

“Ligji për Shëndetësi ka qenë në mandat që tri vite radhazi, ende nuk ka ardhur dhe nuk dihet në cilën fazë është. Ende nuk ka filluar dëgjimi publik nuk janë dëgjuar palët e interesit do të ishte iluzore të presim që brenda këtij viti ky ligj të vjen, por kurdo që vjen unë do ta mbështesë nëse është ligj siç duhet edhe pse opozita ka marr një vendim për mos përkrahjen e qeverisë për shkak të gabimeve dhe dështimeve të shumta”, u shpreh deputeti i AAK-së.

Dreshaj i AAK-së: Mungesa e anesteziologëve sëmundje e vjetër, migrimi i mjekëve plagë tjetër

Ikja e mjekëve nga Kosova është shqetësim për vendin.

Për këtë trend të largimit të profesionistëve shëndetësor ka folur në një intervistë për Front Online, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ai tha se mungesa e anesteziologëve është sëmundje e vjetër e vendit.

Dreshaj thotë se shëndetësia ka edhe një plagë tjetër përveç mungesës së anesteziologëve.

“Mungesa e anesteziologëve është sëmundje e vjetër e jona ka kohë që evidentohet ky problem është një numër i pa mjaftuar i tyre. Plagë tjetër në shëndetësi është migrimi. Shëndetësia kosovare duhet ta hartojë një program për ruajtjen e stafit por ata që mendojnë që migrimi është zgjidhje ata nuk mund t’i ndalësh edhe nëse i ofron kushte”, theksoi Dreshaj.

Ai thotë se largimi i mjekëve nga Kosova mund të rrezikojë rritjen e listës së pritjes.

“Lista e pritjes mund të rrezikohet përmes ikjes së mjekëve por ne nuk kemi problem me ikjen e mjekëve të cilët janë specialist dhe kryejnë shërbimet në QKUK, lista është më tepër çështje organizative dhe e funksionalizimit të shërbimeve të çështjeve shëndetësore”, tha deputeti Dreshaj.

Deputeti i AAK-: Qeveria ‘Kurti’ të ikë sa më shpejtë se ka bërë dëme të mëdha për Kosovën

Qeverisjen e deritanishme të Qeverisë ‘Kurti’ e ka kritikuar ashpër deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ai për Front Online ka thënë se pushteti aktual duhet të shkojë sa më shpejtë në shtëpi.

Sipas Dreshajt, Qeveria e Kurtit po e ulë sovranitetin e vendit.

“Qeverisja Kurti është me një mendësi të majtë jo në planin social por në planin e menaxhimit një diktaturë e mirëfilltë politike në vend që bënë hapa të gabuar dhe pastaj s’postohet pas duke e ulë sovranitetit dhe ekzekutivin e vendit. Kjo qeverisje e meriton që sa më shpejt të ikë prej vendit të lëshojë rrugë se ka bërë dëme të mëdha sidomos në segmentin ndërkombëtarë por erdhe vendor”, theksoi Dreshaj.

Deputeti i AAK-së ka thënë për kryeministrin se është për t’u brengosur dëmet që i ka shkaktuar.

Ai thotë se jo vetëm me ndërkombëtarët por edhe me Shqipërinë na ka futur në konflikt.

“Për këto vite në aspektin ndërkombëtar çfarë ka bërë Kurti është për t’u brengosur se kushdo që vjen në pushtet edhe VV do të ketë punë qe t’i riparojë dëmet që i ka bërë vendit. Ne kemi edhe një konflikt të hapur me Shqipërinë, ne nuk na ka lënë rrugë ka të shkojmë na ka mbet bota e tretë ose shtetet e Afrikës”, u shpreh ai.

Vdekja e gruas në Malishevë/ Dreshaj: Inspektorati të jetë më aktiv në teren për mbikëqyrjen e ordinancave

Një grua ka mbetur e vdekur në një ordinancë stomatologjike në Malishevë, si pasojë e një trajtimi të papërgjegjshëm.

Shkak i disa rasteve të rënda që po ndodhin së fundi në vend, ka folur për Front Online anëtari I Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj.

Ai ka thënë se ky rast mbetet në duart e hetuesisë.

Dreshaj ka një thirrje për inspektoratin.

“Kjo çështje është në hetuesi dhe viktima e ka pësuar, ordinanca nuk ka qenë e licencuar ta ofrojë atë shërbim mbetet në nivel të hetuesisë që të definohet përgjegjësia e stafit profesional që është marr me këtë punë. Kjo i takon inspektoratit duhet të shtohet me numër të jetë më aktiv në teren që t’i mbikëqyr ordinancat çka ofrojnë e për çka janë të licencuara”, përfundoi Dreshaj.

Lidhur me ketë rast, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare që humbi jetën në Malishevë gjatë trajtimit në një ordinancë private.

“Kjo gjë është e patolerueshme dhe se do të angazhohen që të ofrojnë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, MSh njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë