Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj thotë se Qeveria nuk takohet me ta nga inati i grevave – Haradinaj: U trajtuat në mënyrë poshtëruese

08/09/2023 - 13:38
në Lajme
A A
Jasharaj thotë se Qeveria nuk takohet me ta nga inati i grevave – Haradinaj: U trajtuat në mënyrë poshtëruese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me “gjendjen e rëndë në vend”, kanë organizuar tryezë diskutimi në lidhje me çështjen e arsimit pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mënyra që ka zgjedhur MASHT-i për shpërndarjen e teksteve ka qenë e gabuar. Siç tha ai, kjo formë e pajisjes, shtetit i kushton deri në 12 milion, deri në mbi 6 milion euro më shumë se sa vitet e kaluara.

Ai po ashtu ka thënë se përveç këtij problemi, në kohën e grevave, Qeveria i ka trajtuar mësimdhënësit dhe sindikatën në mënyrë poshtëruese.

“Sot jemi bashkë në një përbërje të duhur dhe së pari po ju shpjegoj se si Aleancë i kemi dhënë shumë rendësi dialogut me palët dhe e dimë që ky dialog na mundëson që të dimë më mirë me gjendjen”.

“Ne i kemi përcjellur të gjitha temat e arsimit, u jemi falënderues të gjithë mësimdhënësve në të gjitha nivelet. E vlerësojmë punën e tyre dhe nuk është dëshira jonë me ndërhy në profesionin e juaj. Kemi ambicie, plane për të ardhmen dhe shpresojmë që të ecim përpara në arsim”.

“Disa shqetësimi lidhur me arsimin i kemi ndarë të gjithë se pari ka qenë statusi financiar për mësimdhënësit. Na ka ardhur shumë keq që në kohën e grevës trajtimi nuk ka qenë meritor, jam ndier keq për krejt mësimdhënësit edhë sindikatën e kanë trajtuar në mënyrë poshtëruese. Nuk është bërë zgjedhje e duhura në atë kohë me 50 euro. Së fundi jemi edhe të shqetësuar edhe me situatën e teksteve”.

“Në mënyrën si po implementohet sot shpërndarje e testeve e kalon 12 milionëshin, 6 deri në 8 milion është më shtrenjtë. Ekziston rreziku që për fëmijët që gjatë gjithë vitit munden me i mungu tekste. Ju bëjë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes. T’i sigurojnë tekste jo të vonohen e ta gjejnë një plan të dytë. Ju lutem menjëherë t’i blini tekstet”, tha ai.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se lajmi i dhënë për librat nga ministrja Nagavci ka qenë tepër i keq e se ajo “nuk takohet me ne nga inati i grevave”, raporton EO.

“Kjo që ndodhi tani, lajmi i parë ishte i keq dhe lajmi i dyte ishte më i keq. Konsideroj që tekstet shkollore të jenë të reja që nga klasa 1 deri 9 dhe ato të dhurohen e jo nga libraritë”.

“Deklarata e Nagavcit ishte edhe më skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin Kosovës e harroi që librat janë në librari e ata mund t;i rrisin çmimet. Ka 7 muaj që Nagavci nuk takohet me ne nga inati i grevave.  Paska ndonjë mësimdhënës që po u bënë presion fëmijëve për mungesë të teksteve. Ne po përballemi vazhdimisht me mësimdhënësit që po përballen me sëmundje të rënda e po shkojnë në shkolla që të mos e humbasin vendin e punës, duhet të ju ndahet një buxhet dhe ato vende të zëvendësohen”, tha ai.

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, para të pranishmëve tregoi disa të gjetura që kjo parti ka gjetur nga fillimi i vitit shkollor deri më sot në lidhje me këtë çështje.

Gjetja e parë, ai tha se është që ky vendim është i kundërligjshëm sepse bie ndesh me ligjin që i garanton nxënësve që tekstet shkollore të merren falas.

“Ne do t’i ndajmë disa gjetje pas një jave që ne si AAK i kemi. Ajo që ne e kemi si gjetje të parë është që ky vendim është vendim i kundërligjshëm dhe bie ndesh me ligjin që i garanton nxënësve që tekstet shkollore të merren falas. Shuma 50+30 nuk mjafton vetëm për klasën e parë, me kalkulimet tona është mbi 70 euro. E dyta aplikimi është i vështirë dhe për shumicën nuk ka mundësi pa një asisit. E treta, tekste e vjetra shumica e tyre janë të pa përdorshme, janë tekste që janë përdorur dhe nënkupton që familjarët prapë po shkojnë me i ble tekstet e reja dhe pse i kanë tekstet e vjetra në shkollë. Një gjetje tjetër është se shumica dërmuese e shkollave nuk i kanë kompletuar të gjitha tekstet. Pastaj gjetja tjetër është se një numër i caktuar i fëmijëve të varfër kanë problem me xhirollogaritë e tyre. Dhe e fundit, cili është instrumenti që e penalizon një prind që ato para i destinon për gjeta të tjera”, tha ai.

Drejtoresha e arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumonva, tha se në këtë komunë deri tani janë mbi 2 mijë nxënës që janë mbetur pa libra.

Ajo ngriti po ashtu shqetësimin që për këtë çështje janë duke aplikuar edhe prindër të pa përgjegjshme nga diaspora.

“Gjendja aktuale është kështu në niveli i parë deri në nivelin e pestë i kemi mbi 5 mijë nxënës dhe nga ta 2630 për momentin janë pa libra ose 45 për qind e tyre. Për arsye të shumta edhe për ato që i përmendët ju. Prindër pa xhirollogari bankare, prindër me xhirollogari bankare të bllokuara, prindër të cilët nuk kanë njohuri që të përdorin platformën. Dhe një fenomen tjetër që dua ta diskutojmë është aplikimi nga diaspora, që ka prindër të pa përgjegjshëm që janë duke aplikuar. Ka librari të pa përgjegjshme që po i rrisin çmimet e librave”, tha ajo.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtorë të arsimit të disa komunave të Kosovës, kryetari i SBAShK-ut e zyrtarë të arsimit të drejtorive komunale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë