Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka pasur kërkesë për asistencë policore në lirimin e objektit nga serbët.
Megjithatë, ai u shpreh se nëse ata janë gati, nëse bëhet një kërkesë e tillë.
“Deri në këtë moment nuk kemi kërkesë për asistencë, sidoqoftë ne jemi të përgatitur që në rast se kërkohet asistenca ne ta ofrojmë të njëjtën, nuk kemi ndonjë problem, sepse edhe kemi krijuar përvojë në pjesën veriore të Kosovës për intervenime, por nuk ka pasur ndonjë kërkesë të tillë” .
“Nuk kemi njohuri çfarë ultimatumi ka pasë, deri kur ka pasë afat komuna, deri në çfarë kohe kanë dhënë afat, ne nuk e kemi atë informatë. Atë çka e di se në momentin nga ana jonë do të kërkohej asistenca ne jemi të gatshëm ta ofrojmë”, u shpreh ai.












