Dega e LDK-së në Vushtrri po vazhdon procesin e brendshëm zgjedhor, i cili javën e kaluar është karakterizuar me shumë pakënaqësi të zyrtarëve të LDK-së në Vushtrri, për mënyrën se si po organizohen zgjedhjet e nëndegëve nëpër kafene e pa i treguar paraprakisht anëtarësisë së LDK-së së ku do të mbahen mbledhjet/kuvendet.
Mirëpo, në këtë vikend deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka treguar se janë organizuar zgjedhjet e brendshme në nëndegën e fshatit Begaj ku kryetar është zgjedhur Isa Krasniqi, proces të cilin ajo e ka cilësuar si të mirëfilltë dhe shembull për mbarëvajtjen e proceseve të tilla, transmeton VeriuInfo.
Për dallim prej zgjedhjeve në nëndegët e tjera ku ka pasur pretendime se kanë marrë pjesë edhe persona nën moshën 18 vjeçe, zgjedhjet në nëndegën e Begajt u karakterizuan edhe me pjesëmarrjen e figurave eminente të LDK-së në Vushtrri, siç është Hajzer Krasniqi, që është njëri prej themeluesve të LDK-së dhe prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish presidentit Rugova.
Posti i Rrezarta Krasniqi:
Nëndega e fshatit Begaj, ajo e prof.Hajzer Krasniqit, një prej themeluesve të LDK dhe bashkëpunëtorit të afërt të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, vazhdon të ruaj vlerat e saja që kanë për bazë demokracinë.
E falënderoj kryetarin e sapo zgjedhur të kësaj nëndege z.Isa Krasniqi për këtë organizim të mirëfillt dhe shëmbull për mbarvajtjen e proceseve të tilla. Njëkohësisht i falënderoj për përkahjen e parezervë që më është dhënë nga strukturat e kësaj nëndege e cila përcakton çdo gjë












