Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Duhet kthyer shpejt tek njohja reciproke, të hiqet dorë nga marria e fortifikimit të krytarëve në “kulla” komunale

10/09/2023 - 18:59
në Kryesore, Lajme
A A
Lajmërohet pak Mustafa flet për Asociacionin, thotë që nëse formohet, bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë të ka folur lidhur me deklaratën e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi të dhënë në “Danas” e ku Bislimi e pranon që Kosova ka bërë një lëshim të madh në Ohër duke heqë dorë nga njohja formale.

Mustafa ka thënë se synimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi ka qenë arritja e njohjes reciproke, megjithatë thotë se nën drejtimin e Kurtit, dialogu është shndërruar një proces menaxhimi i krizave të cilat i shkaktojnë të dy palët për kalkulime te brendshme politike.

“Objektivi bazë i dialogut Kosovë – Serbi ka qenë zgjidhja e mosmarrëveshjeve për të arritur njohje reciproke. Me këtë qeveri, dialogu ka kaluar në trase tjetër, atë të menaxhimit të krizave, të cilat i shkaktojnë të dyja palët për konsum të brendshëm politik”, ka thënë ish-kryeministri.

Ish-shefi i ekzekutivit kosovar tutje shton, se Qeveria e Kosovës fillimisht bënë veprime populliste kinse për ta shtrirë sovranitetin, veprime të cilat më pas i shesin tek “qytetarët e painformuar”, dhe më pas tërhiqen pas qortimeve dhe sanksioneve ndërkombëtare.

“Njëherë bëjnë veprime populliste në veri të vendit kinse po e shtrijmë sovranitetin dhe këto veprime i shesin te qytetarët e painformuar, dhe mëpastaj tërhiqen heshturazi pas qortimeve dhe sanksioneve “për të kënaqur” ndërkombëtarët”, shprehet Mustafa për Express.

Ai thotë se politika të tilla për Kosovën janë krejtesisht të gabuara dhe jashtë interesave strategjike të shtetit.Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit, Mustafa thotë se me pranimin e Qeverisë që është hequr dorë nga njohja formale dhe duke shtuar mungesën e vullnetit për implementim, është më e rëndë dhe me pasja të pa parashikueshem në krahasim me Marrëveshjen e vitit 2013.“Marrëveshja e fundit e pranuar, e propaganduar fuqishëm nga qeveria për njohje faktike ( por tani e deklaruar nga e njëjta se është bërë lëshim i madh sepse është hequr dorë nga njohja formale), me munges të vullnetit për implementim është më e rëndë dhe me pasoja të pa parashikueshme në krahasim me Marrëveshjen e Parë”, ka potencuar ai.

Mustafa thotë se nga një marrëveshje politike me synim shtrirjen e sovranitetit, njohjen reciproke, anëtarësime dhe njohje ndërkombëtare është kaluar në marrëveshje për status quo.Ish-kryeministri Mustafa thotë se vonesat në procesin e dialogut më së paku i konvenojnë Kosovës dhe se shkojnë në favor të Serbisë “për të vënë në harresë krimet e luftës së fundit dhe për rekuperim politik dhe ekonomik në botën perëndimore”.

Në fund njeriu që ka drejtuar LDK-në për disa vite thotë se Kosova do të duhej ta rikthejë sa më shpejtë fokusin e bisedimeve në njohje reciproke dhe të heqë dorë nga marritë e fortifikimit të kryetarëve në ato që i quan “kullat e komunave”, e ku nuk shkon askush për të marrë shërbime.“Kosova do duhej ta rikthejë sa më shpejtë fokusin e dialogut në njohje reciproke e të heqë dorë nga marritë e fortifikimit të kryetarëve në “kullat” e komunave, në të cilat s’shkon asnjë qytetar për të kërkuar shërbime”, ka përfunduar Isa Mustafa.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” teksa ka folur për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi të arritur në Ohër, ka thënë se Kosova ka bërë një lëshim të madh duke hequr dorë nga njohja formale e Serbisë.“Serbia është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa kemi tani. Me Marrëveshjen Bazike (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë zvëndëskryeministri Bislimi kur është pyetur për atë se çfarë pritet të ndodh në takimin e radhës Kosovë-Serbi pasi Marrëveshja e Ohrit s’po respektohet.Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic do të takohen më 14 shtator në Bruksel. Sipas të gjitha gjasave një prej pikave kryesore të diskutimit do të jetë plani i sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe gjithashtu edhe situata në veri dhe zgjedhjet në katër komunat veriore.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë