Ka nisur tashmë në Shkup Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin Brdo-Brione.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentët e disa shteteve derisa ka thënë se Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit.
“Falendëroj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi Osmani në Facebook.










