Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Largimi i një vajze nga shkolla shkaku i mbulesës, reagon Imami Maliqi: Drejtorët racista e kanë vendin në burg, ne s’jemi Koreja Veriore

11/09/2023 - 16:57
në Lajme
A A
Largimi i një vajze nga shkolla shkaku i mbulesës, reagon Imami Maliqi: Drejtorët racista e kanë vendin në burg, ne s’jemi Koreja Veriore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vajzë nuk është lejuar të vijojë mësimin në shkollën “Azdreni” në Pejë për shkak të bartjes së shamisë. Për këtë vendim ka reaguar edhe Imami kosovar, Labinot Maliqi.

Imami ka kërkuar nga ministrja Nagavci që të shfuqizojë sa më parë këtë vendim të cilin e quan racist e bullizues.

“Ndërsa drejtorët racista, si dhe të tjerët që shprehin mos durim fetarë, duke e prishur qetësinë publike dhe duke kryer veprime jo demokratike, siq është mohimi i të drejtës elementare njerëzore e kushtetuese për shkollim dhe praktikim të besimit, e kanë vendin në burg, ose ju rekomandoj të shkojnë në Kinë apo Koren e Veriut”, ka shkruar Maliqi.

Postimi i plotë tij:

Për rastin e një vajze në Pejë, e cila nuk është lejuar të vijon mësimin për shkak të bartjes së shamisë në shkollën “Asdreni”, jam në dijeni për të.

Ashtu siq u kthye në shkollë të mërkurën e javës së kaluar nxënësja shembullore në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, do të kthehet në shkollë gjatë kësaj jave edhe nxënësja me sukses shembullor në shkollën “Asdreni” në Pejë, inshaAllah. E, gjithashtu shumë shpejtë edhe nxënëset nga komuna e Skënderajit dhe ajo e Drenasit.

 

Askush nuk do të mund t’i përjashtoj vajzat nga shkollat publike të Kosovës, vetëm për shkak se ato e bartin shaminë në kokat e tyre. ASKUSH! Ligji është në anën tonë. Ndërsa drejtorët racista, si dhe të tjerët që shprehin mos durim fetarë, duke e prishur qetësinë publike dhe duke kryer veprime jo demokratike, siq është mohimi i të drejtës elementare njerëzore e kushtetuese për shkollim dhe praktikim të besimit, e kanë vendin në burg, ose ju rekomandoj të shkojnë në Kinë apo Koren e Veriut. Atje jam i sigurt se mund të gjejnë sistemin që ju përshtatet, dhe shumë shokë me bindje të njejta komuniste.

Fatmirësisht, vendi ynë aspiron të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, andaj edhe sistemi juridik i shtetit tonë duhet të jetë në përputhje të plotë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

I bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, t’a shfuqizon sa më parë ndalesën raciste e bullizuese nga Udhëzimi Administrativ, ndalesë kjo e trashëguar nga qeveritë e mëparshme, e cila vazhdon edhe sot të jetë pengesë për shkollimin e atyre vajzave që kanë vendosur ta bartin shaminë. Bëjeni të mundur që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjekin shkollimin e tyre në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë pengesë, pavarësisht diversitetit që është i pranishëm dhe i pranueshëm nga të gjithë qytetarët.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë