Pas ankesave të banorëve, gazetarja e Lajmi net ka shkuar në terasën e parkingut të “Interex” në Prishtinë, ku ka mbetur e habitur me pamje.
Përveç mbeturinave, shisheve të thyera, ajo thotë se aty ka zbuluar një ‘streh’ të narkomanëve, ku ka parë edhe shiringa të shumtë.
Po ashtu në shkallët e parkingut ajo ka parë gjilpëra dhe medikamente diazepam, të cilat përdoren për qetësim.











