Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E kotë”, avokati Qerkini jep detaje për bastisjen në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu

12/09/2023 - 12:27
në Kryesore, Lajme
A A
“E kotë”, avokati Qerkini jep detaje për bastisjen në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mëngjesi i sotëm ka gjetur shtëpinë e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu me pjesëtarë të EULEX-it, të cilët po kryejnë bastisje, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht për Gazeta Online Veriu.info. 

Avokati Artan Qerkini e ka quajtur “të kotë” bastisjen në e Dhomave të Specializuara në banesën e heronjve të kombit Bahri e Fahri Fazliu me ç’rast sipas tij janë sekuestruar disa dokumente të cilat janë publike dhe gjenden në institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se Gjykata duhet të ketë kujdes me lëshimin e urdhërave për bastisje pasi cenohet privatësia.

Qerkini ka thënë se nuk është sekuestruar asnjë provë e vetme dhe e ka quajtur bastisjen humbje kohe.

“Siç edhe keni raportuar, Dhomat e Specializuara kanë kryer një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë Bahri e Fahri Fazliu me ç’rast janë munduar të sekuestrojnë prova që ju nevojiten për procedura të mëtejshme dhe jam i bindur se nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme, ka qenë bastisje e kotë dhe humbje kohe për të gjithë ata.”, ka thënë Qerkini.

Ai më tutje ka thënë se nuk është marrë asnjë provë me relevancë për Specialen në këtë bastisje.

‘Mendoj se Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme për lëshimin e urdhërave për bastisje sepse cenohet privatësia dhe siç ndodhi në rastin konkret nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat që janë në rrjedhje e sipër në Gjykatën Speciale.”, tha ai.

Lidhur me arsyen e bastisjes, Qerkini thotë se sipas hetuesve kjo është bërë për nevojat e procedurave që po kryhen pranë Dhomave të Specializuara.

“Rasti nuk është bërë i ditur vetëm është thënë për nevojat e procedurave që po kryhen pranë dhomave të specializuara. Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, ata i kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, realisht nuk ka pasë nevojë të bastiset shtëpia për të ardhë deri te ato dokumente.”, ka thënë ai.

Bastisjen e ka quajtur të kotë, derisa ka thënë se trajtimi ka qenë korrekt, por jo edhe procedura dhe urdhëri për bastisje.

“Bastisja ka qenë e kotë, sepse ato dokumente kanë mundur të arrihen me një kërkim të thjesht në institucionet publike të Kosovës. Trajtimi ka qenë korrekt, nuk kemi vërejtje për trajtimin, por për urdhërimin e bastisjes kemi shumë vërejtje, sepse me bastisje cenohet privatësia, pacenueshmëria e banesës kështu që gjykata duhet të jetë e sigurte se do të gjejë ndonjë provë.”, tha ai.

Ai ka thënë se në këtë fazë të hetimeve nuk ka informata se për çfarë dokumente bëhet fjalë.

“Unë thash, në fazën e hetimeve nuk jepen informata. Ne nuk i kemi ato informata, besoj në faza të mëtutjeshme do të na bëhet e ditur edhe lidhur me cilën vepër edhe me cilin person nëse ka të dyshuar lidhur me bastisjen e kryer sot. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund t’i bëjë publike, sepse është një rregullore që nuk na lejon që në këtë fazë të procedurës të japim detaje.”, tha Qerkini. 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë